Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 62-të në botë për cilësinë e jetës, sipas të dhënave të publikuara nga “World Population Review”, bazuar në indeksin e “Numbeo”.
Nga vendet e rajonit, Sllovenia renditet e 19-ta, Kroacia e 20-ta, ndërsa Serbia zë vendin e 58-të.
Indeksi merr parasysh fuqinë blerëse, sigurinë, shëndetësinë, koston e jetesës, çmimet e pronave, trafikun, ndotjen dhe klimën.
Në krye të listës renditet Luksemburgu, i ndjekur nga Holanda dhe Danimarka.
“World Population Review” sqaron se rezultatet varen nga metodologjia e përdorur dhe nuk duhet të konsiderohen si treguesi i vetëm i standardit të jetesës.
Burimi: lajmpress.org


