maqedonia e veriut dhe 58 shtete te tjera moren pjese ne aksionin policor kunder tregtise me njerez 6a4bf02e7368d

Maqedonia e Veriut dhe 58 shtete të tjera morën pjesë në aksionin policor kundër tregtisë me njerëz

July 6, 2026
1 minut lexim
Arrestimi i qytetarit nga Policia e Maqedonise se Veriut foto MPB

Policia e Maqedonisë së Veriut mori pjesë ne aksionin operativ Global Chain, aksion policor i udhëhequr nga Austria, ku morën pjesë gjithsej 59 shtete, ku morën pjesë edhe Europoli, Fronteksi, Interpoli dhe Ameripoli, transmeton Portalb.mk.

Në gjithë vendet pjesëmarrëse janë kryer 1 024 arrestime, ndërkohë u identifikuan 2 070 viktima.

Në këtë aksion policor, që u zhvillua prej 8 e deri më 13 qershor, në Maqedoninë e Veriut janë zbuluar tri vepra penal dhe 49 kundërvajtje rreth tregtisë me njerëz, fëmijë dhe emigrantë, ashtu që 42 kundërvajtje ishin kryer nga shtetas të huaj dhe shtatë nga ato të RMV-së.

“U identifikua gjithashtu një rast i birësimit të paligjshëm dhe u nis një hetim në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore përmes lypjes së detyruar”, raportoi Policia, duke sqaruar se një nga kundërvajtjet është edhe mashtrimi në arsyen e qëndrimit në vend.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

daut beqiri nisin punimet per zgjerimin e varrezave ne haracine 6a4beee05f3fc
Lajmi i mëparshëm

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

hamasi shperben administraten e gazes kerkon zbatim te planit te paqes 6a4c022797302
Lajmi i radhës

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

Të fundit nga

ShkoLartë