hamasi shperben administraten e gazes kerkon zbatim te planit te paqes 6a4c022797302

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

July 6, 2026
1 minut lexim

Grupi militant palestinez Hamas njoftoi të hënën se ka shpërbërë administratën e tij në Gaza dhe se po përgatitet t’ia dorëzojë drejtimin një komiteti teknik të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.



Hamasi nuk sqaroi nëse planifikon të ndërmarrë hapin e rëndësishëm të çarmatimit ose t’ia kalojë përgjegjësinë për sigurinë një force ndërkombëtare. Megjithatë, grupi tha se ky vendim tregon angazhimin e tij për rindërtimin e Gazës pas viteve të luftës, raporton AP.

Në një konferencë për media të hënën, Ismail Al-Thawabta, drejtori i Përgjithshëm i Zyrës për Media të administruar nga Hamasi, tha se stafi teknik dhe profesional do të vazhdojë punën në institucionet publike, për të siguruar funksionimin e përditshëm të Gazës.

Bordi i Paqes, i krijuar nga administrata Trump për të monitoruar zbatimin e planit, tha se e ka marrë parasysh vendimin e Hamasit. Megjithatë, ai theksoi se vlerësimi përfundimtar do të bazohet te veprimet konkrete dhe jo te premtimet, me qëllim që të plotësohen nevojat urgjente të banorëve të Gazës.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maqedonia e veriut dhe 58 shtete te tjera moren pjese ne aksionin policor kunder tregtise me njerez 6a4bf02e7368d
Lajmi i mëparshëm

Maqedonia e Veriut dhe 58 shtete të tjera morën pjesë në aksionin policor kundër tregtisë me njerëz

pese ankesa mbeten ne shqyrtim ne gjykaten supreme 6a4c06b5e0f70
Lajmi i radhës

Pesë ankesa mbeten në shqyrtim në Gjykatën Supreme

Të fundit nga

Uji në Gostivar pastrohet nga ndotja

Më në fund uji në Gostivar është pastruar nga ndotja fekale dhe tash mund të përdoret si ujë teknik, por jo për pije dhe për përgatitje të ushqimit. Kjo u bë e
ShkoLartë