maqedoni me 12 dhe 14 gusht mbahen provimet eksterne te matures shteterore ne afatin e gushtit 6898922139d67

Maqedoni, më 12 dhe 14 gusht mbahen provimet eksterne të maturës shtetërore në afatin e gushtit

August 10, 2025
1 minut lexim

Nxënësit maturantë që nuk i kanë kaluar ose nuk i kanë përfunduar me sukses provimet eksterne në afatin e qershorit të maturës shtetërore, do të kenë mundësinë t’i riprovojnë ato më 12 dhe 14 gusht, në sesionin e gushtit.

Sipas njoftimit të Qendrës Shtetërore të Provimeve (DIC), më 12 gusht (e martë) do të mbahet provimi në gjuhën amtare dhe letërsi (maqedonisht, shqip, turqisht, serbisht), ndërsa më 14 gusht (e enjte) do të zhvillohet provimi në lëndën me zgjedhje (matematikë, gjuhë angleze, frënge, gjermane, ruse, italiane, filozofi dhe estetikë).

Për këto dy ditë testimi janë regjistruar gjithsej 1118 maturantë. Prej tyre:

352 do të japin provim në gjuhën maqedonase,

225 në gjuhën shqipe,

9 në gjuhën turke.

Sa i përket provimit me zgjedhje:

779 nxënës do të japin gjuhën angleze,

27 do të testohen në matematikë,

Ndërsa vetëm një nxënës është regjistruar për secilën nga këto lëndë: gjuhë frënge, gjuhë gjermane dhe estetikë.

Sipas llojit të arsimit:

265 nxënës vijnë nga gjimnazet,

835 nga shkollat e mesme profesionale,

dhe 18 nga shkollat e mesme të artit.

Provimet do të mbahen në hapësira të fakulteteve të ndryshme në vend.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) dhe Qendra Shtetërore e Provimeve (DIC), pesë ditë më parë shpallën rezultatet e provimeve të qershorit, të cilat ishin më të mira krahasuar me vitin e kaluar. Nota mesatare në dy provimet eksterne ishte 3.69, krahasuar me 3.26 vitin e kaluar.

Rezultatet më të mira janë vërejtur në gjuhët amtare, por gjithashtu edhe në lëndët e tjera, sidomos në matematikë, ku nota mesatare ishte 4.14.

Në afatin e qershorit ishin paraqitur gjithsej 15,004 nxënës, por për shkak të kopjimit, përdorimit të pajisjeve elektronike dhe parregullsive të tjera, testet e 172 nxënësve u shpallën të pavlefshme.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi bota serbe eshte bere politike shteterore me ndihmen e vlen it banka e afert me radojcicin futet ne maqedoni te veriut 6898921cce15f
Lajmi i mëparshëm

BDI: “Bota Serbe” është bërë politikë shtetërore me ndihmën e VLEN-it. Banka e afërt me Radojçiçin futet në Maqedoni të Veriut!

photo output 11
Lajmi i radhës

VLEN: “BDI është parti themeluese e botës serbe në Maqedoni”

Të fundit nga

ShkoLartë