manuel neuer drejt largimit 69288cb3b47b5

Manuel Neuer drejt largimit

November 27, 2025
1 minut lexim

Edhe pse Manuel Neuer po tregon përgjithësisht një nivel të lartë, pavarësisht moshës 39-vjeçare, duke qenë se kontrata aktuale mbaron në qershor të vitit 2026, nuk do të ishte aspak befasi largimi nga Bayern Munich në fund të këtij sezoni.

Mediet gjermane zbulojnë se Bayern po monitoron situatën e Mike Maignan te Milan dhe francezi mund të jetë zëvendësuesi ideal i Neuer, gjithmonë nëse portieri gjerman do të largohet sipas kontratës aktuale.

Gjithsesi, gara për Maignan nuk do të jetë aspak e lehtë. Për francezin ka interes konkret nga Chelsea, por së fundmi edhe nga Inter.

Megjithatë, Bayern është një ekip që i ka të gjithë mundësitë për të transferuar një lojtar si Maignan, qoftë nga ana financiare për t’i dhënë rrogën që ai do, po ashtu edhe nga e projekteve dhe synimeve që ka si klub.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne fier jane rreth 120 hektare nen uje baci qytetaret kane disa dite pa uje 69288c55e6602
Lajmi i mëparshëm

“Në Fier janë rreth 120 hektarë nën ujë”/ Baçi: Qytetarët kanë disa ditë pa ujë

rrustem berisha pritet ti bashkohet ldk se 69288cc1bab34
Lajmi i radhës

Rrustem Berisha pritet t’i bashkohet LDK-së

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë