Skiatori austriak Manuel Feller ka pasur një sezon kaq të vështirë, por sot shkëlqeu duke triumfuar në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës në Kitzbühel të Austrisë.
Është krejtësisht e kuptueshme që ai nuk mundi t’i mbante lotët. Feller doli i pari me kohë të kaluyar për 1:40.60 minuta.
Loïc Meillard siguroi vendin e dytë dhe ngeci për 35 qindtat nga vendi i parë dhe la pas Linus Strasserin.
Renditja
1.Manuel Feller (Austria) 1:40.60
2. Loic Meillard (Zvicra) +0.35
3. Linus Strasser (Gjermania) +0.53
Burimi: botasot.info


