manjani zbulon burgjet ku ka pasur me shume tentativa per arratisje 69695e148a88b

Manjani zbulon burgjet ku ka pasur më shumë tentativa për arratisje

January 15, 2026
1 minut lexim

Juristi Ylli Manjani i ftuar këtë të enjte në një emision televiziv ka folur lidhur me arratisjen e të paraburgosurit, Altin Ndocit. Manjani theksoi se burgjet janë të sigurta duke shuar se në 30 vite 3 raste janë regjistruar me arratisje të suksesshme nga burgjet.

Ai gjithashtu foli edhe lidhur me tentativat më të shumta për tu arratisur, ku sipas tij ndodhin më së shumti në mes të Tiranës tek burgjet e 313 dhe 302. Manjani theksoi se të burgosurit kapen nga policët. Sipas tij rasti i Ndocit e tregon qartë që ka patur shkelje të protokollit.

“Ka patur tentativa për largim. E dini ku janë tentativat më të mëdha? Ose te 313 ose 302 në mes të Tiranës. Njerëz që çajnë tunele te 302 dhe 313 që kërceu nga dritarja por u zu nga policët. Pra këta policët e keq paguar i ruajnë këto burgje dhe i ruajnë mirë.

A ka defekte? Patjetër që ka. Shoqerimi i të paraburgosurit ose të burgosurit nuk është një punë e lehtë. E di ca kosto ka ajo, të jashtëzakonshme. Që e kanë shkelur protokollin bën muuu, ça të themi. E kanë shkelur protokollin.

E kanë shoqëruar pa pranga, prangat që do ia vinin në dorë atij i kanë vënë në duar të tyre se janë në burg sot. Nuk kemi pse të bëjmë një ububu të jashtëzakonshme që në burgjet po bëhet hataja. Nuk po bëhet hataja. Burgjet kanë probleme infrastrukturore të jashtëzakonshme, jetojnë njerëz në lagështirë që të mos ngopesh me frymë”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kryesia e ash se jep doreheqje taravari vazhdon drejtimin e partise 69695199c383a
Lajmi i mëparshëm

Kryesia e ASH-së jep dorëheqje, Taravari vazhdon drejtimin e partisë

elvis rexhbecaj titullar augsburgut i mohohet fitorja ne fund 69695e774aa1f
Lajmi i radhës

Elvis Rexhbeçaj titullar, Augsburgut i mohohet fitorja në fund

Të fundit nga

Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit

Një raketë e lëshuar nga Libani goditi një stacion satelitor thellë brenda territorit të Izraelit, raportuan sot mediat izraelite. Televizioni “N12” publikoi pamje dramatike nga një kamerë makine që tregojnë momentin e

Vardari – Shkëndija në javën e fundit

Në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë kanë përfunduar dy raundet e para të sezonit, dhe orari për raundin e tretë u formua sipas vendosjes së ekipeve në tabelë. Sipas sistemit
ShkoLartë