manchester city zyrtarizoi transferimin me te ri 68895bb4f0728

Manchester City zyrtarizoi transferimin me të ri

July 30, 2025
1 minut lexim

Manchester City vazhdon të jetë shumë aktiv në tregun e transferimeve.

22-vjeçari James Trafford, kthehet në ‘Etihad’ nga Burnley, i cili do të marrë 27 milionë euro për të.

Kontrata e Trafford me Cityn është për një periudhë pesëvjeçare dhe atij iu dha numri 1 i ekipit.

Trafford u bë pjesë e akademisë së “qytetarëve” në vitin 2015, duke përparuar nëpër grupmoshat e ndryshme dhe u huazua dy herë përpara se të blihej nga Burnley në vitin 2023.

Sezonin e kaluar, ai ndihmoi Burnleyn të fitonte ngjitjen në Premier League pasi mbajti portën të paprekur në 29 ndeshje të Championship.

Me ekipin kombëtar të Anglisë, ai ka një titull evropian nën-21 nga viti 2023 dhe tani është në pritje të debutimit të tij me ekipin e parë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

topuzi turizmi i reres dhe i detit ka rene me 25 mungon pushuesi nga kosova dhe konkurrenca me rajonin eshte e forte 68895b3d328a7
Lajmi i mëparshëm

Topuzi: Turizmi i rërës dhe i detit ka rënë me 25%, mungon pushuesi nga Kosova dhe konkurrenca me rajonin është e fortë

rugova partite opozitare rane ne gracken e kurtit vv kerkon zgjedhje te reja 68895bb83fca4
Lajmi i radhës

Rugova: Partitë opozitare ranë në grackën e Kurtit, VV kërkon zgjedhje të reja

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë