manaj vetem keshtu shkohet ne boteror 69166c13a19e1

Manaj: Vetëm kështu shkohet në Botëror

November 14, 2025
1 minut lexim

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, foli pas triumfit 0-1 të arritur ndaj Andorrës.

Futbollisti lushnjar, ja dedikoi këtë triumf fizioterapistit të ndjerë Ylli Mihalit, që humbi jetën në kohën e COVID-it.

“E dinim që në fillim që do të ishte ndeshje e vështirë. Kishte 3 ditë që ndihej tension i ndeshjes.

Në pjesën e parë donim të bënim goli që në fillim, por shyqyr që futi atë topin Uzuni dhe Asllani bëri goli. Në ndeshjen e parë që luajtëm ndaj Anglisë, pësuam humbjen 2-0, kemi 8 ndeshje pa humbur.

Sot nuk bëmë ndeshje të mirë, por me karakterin treguam që të gjithë lojtarët donim ta fitonim ndeshjen. Vetëm Shqipëria të eci para, pak rëndësi ka kush shënon.

Unë jam i kënaqur, këtu jemi në Kombëtare, ska asnjë lloj xhelozie. Shpresoj që Asllani të shënojë dhe shumë të tjerë me këtë fanellë.

Nuk e pashë çfarë ndodhi me Brojën, është e kot të mashtroj. Isha i përqëndruar të festoja me skuadrën. Të gjithë ndihen mirë, të gjithë çunat janë në harmoni. Duam të ndihmojmë çunat e rinj, si Berisha,

Pajaziti, etj. Ne jemi këtu edhe për t’i mbështetur në momente të vështira, jo vetëm për të fituar. Meritojnë 40 lojtarë të vijnë në Kombëtare.

Kombëtarja është gjithmonë me faza, trajneri ka zgjedhur të fusë lojtarë të tjera. Jemi profesionista, vetëm kështu arrihet të futemi në Botëror. Po nuk pati harmoni dhe grup është e vështirë.

Sot pashë disa foto të Ylli Mihalit, doja ta kujtoja. Na preku të gjithëve, sidomos familjen e Yllit, këtë fitoren ja dedikoj atij dhe mbesës së vogël”, përfundoi Manaj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kush jane zyrtaret e policise te lidhur me krimin ish kryegjyqtari i apelit tregon emrat 69166bb50cab9
Lajmi i mëparshëm

Kush janë zyrtarët e policisë të lidhur me krimin? Ish-kryegjyqtari i Apelit tregon emrat

spahiu lushtaku e lladrovci jane kryetaret e pdk se 69166c20247a2
Lajmi i radhës

Spahiu: Lushtaku e Lladrovci janë kryetarët e PDK-së

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë