man utd pergatit 150 milione euro per dy perforcime vendimtare 68a49a96d12dc

Man Utd përgatit 150 milionë euro për dy përforcime vendimtare

August 19, 2025
1 minut lexim

Manchester United është futur fuqishëm në fazën e fundit të afatit kalimtar së verës, me synimin për të nënshkruar me dy lojtarë kyç: një portier dhe një mesfushor organizator.

Sipas mediumit Fichajes, drejtuesit e Djajve të Kuq i kanë vendosur vetes dy objektiva të mëdha për të mbyllur në mënyrë të përkryer afatin kalimtar veror.

Pas gabimeve të fundit dhe largimit të Andre Onanës, klubi kërkon një portier që bën diferencën.

Gianluigi Donnarumma nga Paris Saint-Germain është objektivi kryesor – një emër i madh me përvojë në ndeshje të mëdha, i cili mund të sjellë qetësi dhe siguri në prapavijë.

Partneriteti aktual mes Casemiros dhe Bruno Fernandes nuk ka funksionuar siç pritej dhe United po synon gjithashtu një mesfushor.

Talenti i ri i Crystal Palace, Adam Wharton, synohet për të sjellë ekuilibër në mesfushë dhe për t’i dhënë Brunon më shumë liri sulmuese.

Drejtuesit e Unitedit thuhet se kanë vënë në dispozicion 150 milionë euro për të mbyllur këto dy marrëveshje.

Ideja e klubit të mëdha anglez është të ndërtoj një formacion titullar që mund të përballet me skuadrat më të mëdha në Angli dhe Evropë.

Tifozët kërkojnë suksese, dhe këto dy afrime mund të jenë çelësi i një sezoni ndryshe.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tentoi te fuste nafte kontrabande ne gorice arrestohet 61 vjecari 68a49a35b56a0
Lajmi i mëparshëm

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Goricë, arrestohet 61-vjeçari

zrre thote se bizneset i plotesojne kriteret per te gjetur e blere rrymen vete 68a49aa1651f2
Lajmi i radhës

ZRRE thotë se bizneset “i plotësojnë kriteret” për të gjetur e blerë rrymën vetë

Të fundit nga

Si e “humbi” Trump Indinë?

Nëse një ditë amerikanët do të pyesin “kush e humbi Indinë”, Donald Trump do ta dijë se ka qenë ai. Dhe nëse indianët do t’i drejtohen Narendra Modit me pyetjen “kush e humbi Amerikën”,
ShkoLartë