malisheva sot perballet me dynamo kyiv ne miqesore ne turqi 6975c896a6aca

Malisheva sot përballet me Dynamo Kyiv në miqësore në Turqi

January 25, 2026
1 minut lexim

Klubi i futbollit nga Kosova, Malisheva, sot do ta zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore në kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit, ku do të ndeshet me Dynamo Kyiv.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Kremlin 1” në Antalia të Turqisë, duke filluar nga ora 15:00 sipas kohës lokale.

Kjo do të jetë miqësorja e katërt për Malishevën gjatë fazës përgatitore. Në tri ndeshjet e para, skuadra kosovare ka regjistruar fitore, duke treguar formë të mirë para rifillimit të kampionatit.

Malisheva e ka mbyllur sezonin vjeshtor të Superligës së Kosovës në vendin e pestë, ndërsa Dynamo Kyiv renditet në pozitën e katërt në Premier League të Ukrainës pas përfundimit të pjesës së parë të sezonit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nominimet ne dhomen e rrefimit 10 banore shkojne ne televotim cili prej tyre do te lere shtepine te marten 6975b5929add0
Lajmi i mëparshëm

Nominimet në dhomën e rrëfimit, 10 banorë shkojnë në televotim/ Cili prej tyre do të lërë shtëpinë të martën

kushte atmosferike te paqendrueshme dhe reshje shiu si paraqitet moti per kete te diel 6975c942a368d
Lajmi i radhës

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu, si paraqitet moti për këtë të diel

Të fundit nga

ShkoLartë