malisheva mposht prishtinen fitojne edhe llapi e gjilani 69aee3c8eb4de

Malisheva mposht Prishtinën, fitojnë edhe Llapi e Gjilani

March 9, 2026
min lexim

Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Malisheva para tifozëve të saj ka shënuar fitore të jetë të rëndësishme ndaj Prishtina me rezultat 3:0.

Skuadra vendase dominoi këtë sfidë dhe e shfrytëzoi edhe epërsinë numerike në fushë, pasi mysafirët mbetën me një lojtar më pak që në pjesën e parë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 27-të kur Etnik Brruti realizoi nga pika e bardhë për t’i dhënë epërsinë Malishevës. Vetëm pak minuta më vonë situata për Prishtinën u komplikua edhe më shumë, pasi Ardian Limani u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje brenda zonës, duke shkaktuar edhe një penallti tjetër.

Nga 11-metërshi këtë herë u tregua i saktë Laurent Xhylani, i cili dyfishoi epërsinë në minutën e 33-të. I njëjti futbollist vulosi fitoren e vendasve në minutën e 73-të, duke shënuar edhe golin e tretë të takimit.

Pas kësaj fitore, Malisheva arrin kuotën e 37 pikëve dhe barazohet me Prishtinën në vendin e tretë të tabelës në elitën e futbollit kosovar.

Llapi mposht Ballkanin dhe regjistron fitoren e parë në pranverë

Ndërkohë, Llapi ka arritur fitoren e parë në stinorin pranveror, duke triumfuar në shtëpi ndaj Ballkani me rezultat 2:0.

Skuadra vendase e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi në epërsi në minutën e 17-të. Pas një asistimi nga Edon Sadriu, Muhamet Hyseni goditi me kokë, ndërsa topi u devijua nga Batarelo duke përfunduar në rrjetë për rezultatin 1:0.

Ballkani tentoi të reagojë në kërkim të golit të barazimit, por Llapi arriti të shënojë edhe golin e dytë. Arbnor Ramadani asistoi për Edon Sadriu, i cili pasi kaloi edhe portierin kundërshtar realizoi për 2:0.

Në pjesën e dytë mysafirët patën më shumë iniciativë në sulm, ndërsa vendasit u përqendruan në mbrojtjen e epërsisë. Megjithatë, Ballkani nuk arriti të gjejë rrugën e golit dhe Llapi menaxhoi mirë rezultatin deri në fund.

Me këtë fitore, Llapi ngjitet në vendin e shtatë me 26 pikë, ndërsa Ballkani mbetet në pozitën e dytë me 39 pikë.

Gjilani vazhdon serinë e fitoreve, mposht Ferizajn në udhëtim

Gjilani ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke triumfuar në udhëtim ndaj Ferizaj me rezultat 2:1.

Skuadra mysafire e nisi më mirë takimin dhe arriti të kalojë në epërsi në minutën e 22-të. Kapiteni i “Skifterave”, Armend Thaqi, realizoi një gol të bukur nga goditja e lirë për rezultatin 0:1.

Ferizaj reagoi para përfundimit të pjesës së parë dhe arriti të barazojë shifrat në 1:1 me golin e Oguns.

Në pjesën e dytë, Gjilani u rikthye më i vendosur dhe gjeti golin e fitores pas një ore lojë. Armend Thaqi asistoi për Senad Jarovic, i cili realizoi nga afërsia për rezultatin përfundimtar 1:2.

Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në vendin e pestë të tabelës me 36 pikë, duke iu afruar zonës që siguron garat evropiane. Ndërkohë, Ferizaj mbetet në pozitën e tetë me 22 pikë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sekreti i figures se kim kardashian zbulohet truku i thjeshte qe krijon forma perfekte 69aedd74c9eb8
Lajmi i mëparshëm

Sekreti i figurës së Kim Kardashian zbulohet: truku i thjeshtë që krijon forma perfekte

ndikimi rus e serb pengon rrugen e malit te zi drejt be se 69aee47cd8c53
Lajmi i radhës

​Ndikimi rus e serb pengon rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

Të fundit nga

Kush do të jetë anëtarët e rinj të KQZ-së?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm të organizojë zgjedhje të reja nëse ato shpallen, megjithëse thonë se procesi mund të paraqesë sfida për shkak të afateve të shkurtra. Sfida të
ShkoLartë