maliq zjarr ne fshatin sovjan flaket perpijne banesen 68f8fa34635d5

Maliq/ Zjarr në fshatin Sovjan, flakët “përpijnë” banesën

October 22, 2025
1 minut lexim

Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Sovjan, bashkia Maliq, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë dy dhoma të banesës, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë me shpejtësi dy automjete zjarrfikëse, të cilat kanë arritur të lokalizojnë dhe të shuajnë flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në pjesë të tjera të banesës apo në objektet përreth.

Shërbimet e Policisë së Maliqit ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në përhapjen e zjarrit. Deri më tani, nuk dihet nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bilall kasami me 2 nentor presim perkrahje edhe me te madhe per zhvillimin e tetoves 68f8f8d25f63d
Lajmi i mëparshëm

Bilall Kasami: Më 2 nëntor presim përkrahje edhe më të madhe për zhvillimin e Tetovës

klisman cake kemi force per tre pike kunder shelburne fc 68f8fa997996d
Lajmi i radhës

Klisman Cake: Kemi forcë për tre pikë kundër Shelburne FC

Të fundit nga

Moti sot: I vranët, me reshje shiu

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet herë pas here të ketë reshje të pakta lokale shiu. Era do të fryjë kryesisht
ShkoLartë