mali i zi ul akcizat nafta zbret ne 1 87 euro per liter 6a8f2809b7cce

Mali i Zi ul akcizat/ Nafta zbret në 1.87 euro për litër

August 26, 2026
1 minut lexim

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të ulë sërish akcizat për benzinën dhe naftën, në përpjekje për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Nga 25 gushti, akciza për benzinën pa plumb është ulur në 0.522 euro për litër, ndërsa për naftën në 0.352 euro, nga 0.396 euro që ishte më parë.

Pas ndërhyrjes, çmimi i naftës në Malin e Zi ka zbritur në 1.87 euro për litër, ndërsa Eurosuper 98 kushton 1.79 euro. Eurosuper 95 mbetet në 1.76 euro për litër.

Masat do të jenë në fuqi deri më 5 shtator, ndërsa çmimet e reja për javën pasuese pritet të përcaktohen më 1 shtator, në varësi të çmimeve ndërkombëtare të naftës dhe kursit dollar-euro.

Qeveria malazeze ka ndërhyrë disa herë me ulje të përkohshme të akcizave që prej muajit mars, me synimin për të kufizuar ndikimin e luhatjeve të forta të tregut ndërkombëtar të karburanteve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ishte shpallur ne kerkim nga spak arrestohet ne elbasan ergys agasi 6a8f278fdb564
Lajmi i mëparshëm

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK, arrestohet në Elbasan Ergys Agasi

aktori i famshem anglez ndahet nga jeta ne moshen 80 vjecare 6a8f28bb59838
Lajmi i radhës

Aktori i famshëm anglez ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare

Të fundit nga

ShkoLartë