maldivet ndalojne pirjen e duhanit per kedo qe ka lindur pas janarit 2007 behet vendi i vetem ne bote me nje rregull te tille 690a75453b624

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për këdo që ka lindur pas janarit 2007, bëhet vendi i vetëm në botë me një rregull të tillë

November 4, 2025
1 minut lexim

Maldivet kanë ndaluar pirjen e duhanit për çdo person të lindur pas janarit 2007, duke u bërë vendi i vetëm në botë me një ndalim “gjeneracional” të duhanit.

Iniciativa, e nisur nga Presidenti Mohamed Muizzu në fillim të këtij viti dhe që hyri në fuqi më 1 nëntor, synon “të mbrojë shëndetin publik dhe të promovojë një brez pa duhan”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.

“Sipas dispozitës së re, personat e lindur më 1 janar 2007 ose edhe më pas ndalohen të blejnë, përdorin ose shesin produkte duhani brenda territorit të Maldiveve,” thuhet në deklaratë. Ndalimi përfshin të gjitha format e duhanit, ndërsa shitësit me pakicë janë të detyruar të verifikojnë moshën përpara çdo shitjeje.

Masa zbatohet edhe për vizitorët në arkipelagun me 1,191 ishuj koralorë të shpërndarë në rreth 800 kilometra, i njohur për turizmin e tij luksoz. Përveç kësaj, Maldivet kanë vendosur një ndalim të plotë për importin, shitjen, shpërndarjen, posedimin dhe përdorimin e cigareve elektronike dhe produkteve të avullimit, i cili vlen për të gjithë, pavarësisht nga mosha.

Shitja e produkteve të duhanit një të mituri dënohet me një gjobë prej (rreth 3,200 dollarë), ndërsa përdorimi i pajisjeve të avullimit ndëshkohet me një gjobë prej rreth 320 dollarë).

Një ndalim i ngjashëm gjeneracional për duhanin është propozuar aktualisht në Britani, ndërsa Zelanda e Re — vendi i parë që miratoi një ndalim të tillë — e shfuqizoi atë në nëntor 2023, më pak se një vit pas zbatimit.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

merz me plan per sirianet qe jane ne gjermani 690a7393d41c6
Lajmi i mëparshëm

Merz me plan për sirianët që janë në Gjermani

kush ishte dick cheney figura kyce ne historine moderne te shba se 690a798317c33
Lajmi i radhës

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë