malajzia e indonezia bllokojne inteligjencen artificiale shkak permbajtjet e papershtatshme 6964de734ee4e

Malajzia e Indonezia bllokojnë inteligjencën artificiale, shkak përmbajtjet e papërshtatshme

January 12, 2026
1 minut lexim

Malajzia dhe Indonezia kanë bllokuar chatbot-in e inteligjencës artificiale Grok, të zhvilluar nga kompania xAI e Elon Musk, pasi autoritetet konstatuan se mjeti po keqpërdorej për gjenerimin e imazheve me përmbajtje seksuale eksplicite dhe pa pëlqimin e personave të përfshirë.

Dy vendet janë të parat që ndalojnë këtë mjet gjenerues të inteligjencës artificiale, duke reflektuar shqetësimet në rritje në nivel global se teknologji të tilla mund të prodhojnë imazhe, zëra dhe tekste shumë realiste, ndërsa mekanizmat aktualë mbrojtës nuk mjaftojnë për të parandaluar abuzimin.

Chatboti Grok, i cili aksesohet përmes platformës së mediave sociale X, është kritikuar për gjenerimin e imazheve të manipuluara, përfshirë paraqitje të grave me bikini ose në poza seksualisht eksplicite, si dhe përmbajtje që përfshin fëmijë.

Rregullatorët në të dy vendet e Azisë Juglindore thanë se kontrollet ekzistuese nuk po arrinin të ndalonin krijimin dhe përhapjen e pornografisë së rreme, veçanërisht deepfake-eve që prekin gratë dhe të miturit. Qeveria indoneziane e bllokoi përkohësisht aksesin në Grok të shtunën, ndërsa Malajzia ndoqi të njëjtën masë të dielën.

“Qeveria i sheh deepfake-et seksuale pa pëlqim si një shkelje serioze të të drejtave të njeriut, dinjitetit dhe sigurisë së qytetarëve në hapësirën dixhitale”, deklaroi ministrja e Komunikimit dhe Çështjeve Dixhitale e Indonezisë, Meutya Hafid.

Sipas ministrisë, masa synon të mbrojë gratë, fëmijët dhe komunitetin më të gjerë nga përmbajtja e rreme pornografike e gjeneruar përmes inteligjencës artificiale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

apeli shqyrton denimin e pleskoviqit familjaret kerkojne burgim te perjetshem 6964de5e7adae
Lajmi i mëparshëm

Apeli shqyrton dënimin e Pleskoviqit, familjarët kërkojnë burgim të përjetshëm

protesta ne iran shba ben gati sulm kibernetik teherani kanali i komunikimit me uashingtonin po funksionon 538 te vrare gjate perleshjeve 6964e025a7641
Lajmi i radhës

Protesta në Iran, SHBA bën gati sulm kibernetik. Teherani: Kanali i komunikimit me Uashingtonin po funksionon. 538 të vrarë gjatë përleshjeve

Të fundit nga

ShkoLartë