maksuti ky do te jete viti im 68b3535ab329e

Maksuti: Ky do të jetë viti im

August 30, 2025
1 minut lexim

Flamurtari dhe Bylis kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, përfundoi me shifrat 3-3.

Në përfundim të këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, futbollisti i Flamurtarit, Erald Maksuti i cili shënoi dygolësh.

“Faleminderit për komplimentet. Golat e mi nuk shkuan për fitoren e ekipit, por do i sakrifikoja për 3 pikët. Unë nuk e kisha pritur të isha menjëherë titullar, por kemi një staf të shkëlqyer. Më kanë pritur mirë të gjithë, stafi, lojtarët dhe tifozëria. Jam shumë i lumtur.

Dallim niveli nga nga Kategoria e Parë në Superiore, por duhet t’ja lë analistëve nësë jam lojtar i mirë apo jo. E ndihmova ekipin deri diku, por 3 pikëshi që se morëm sot na vret disi.

Jam në një moshë që duhet të shpërthej. Besoj se do të jetë viti im, por primare kam që të ndihmoj ekipin. Pas kësaj vijnë gjërat personale.

Objektivi i Flamurtarit? Jemi një grup i ri dhe do kohë që të afirmohemi. Dëshira e madhe është të kapim Final Four dhe pse jo kampionë. Por duhet të jemi me këmbë në tokë. Por nga java në javë do përmirësohemi. Shpresoj që të na ndihmojë pushimi i Kombëtareve.

Gjuhët e huaj tek ekipi juaj? Gjuha angleze është primare. Por unë nuk e kam aq të vështirë, pasi anglisht dhe italisht flas, kjo e fundit ka ngjashmëri me spanjishten”, tha Maksuti.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tregu i punes se seksit ne shqiperi hoxhaj te dekriminalizohet mbrohen viktimat dhe shendeti publik 68b352f7179dc
Lajmi i mëparshëm

Tregu i punës së seksit në Shqipëri, Hoxhaj: Të dekriminalizohet! Mbrohen viktimat dhe shëndeti publik

bahtiri me perpara e pres doren se ti jap voten per listen serbe 68b3536236b56
Lajmi i radhës

Bahtiri: Më përpara e pres dorën, se t’i jap voten për Listën Serbe

Të fundit nga

ShkoLartë