makina seshte me e jotja mpb paralajmeron do tjua konfiskojme veturat e shofereve te papergjegjshem 6868fde22c78a

Makina s’është më “e jotja”! MPB paralajmëron: Do t’jua konfiskojmë veturat e shoferëve të papërgjegjshëm!

July 5, 2025
1 minut lexim

Qytetarët që nuk respektojnë rregullat në komunikacion dhe drejtojnë automjetin pa asnjë logjikë, duhet të përgatiten për masa drastike! Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka paralajmëruar se në të ardhmen, për vozitësit që shkelin ligjin pa përfillur pasojat, do të aplikohet edhe konfiskimi i automjetit.
“Po, e saktë është që të mund ta fusim në funksion këtë sistem, kemi nevojë të ndryshojmë përafërsisht 6-7 ligje. Ka nisur procedura për secilin prej këtyre ligjeve, por jo vetëm ligje që janë të lidhura drejtpërdrejtë me implementimin e sistemit “Safe City” si projekt, por edhe ligje që duhet të bëjnë dallime thelbësore dhe ndarje nga mungesa e rendit në të kaluarën, me atë që duhet ta zbatojmë si rend dhe qetësi normale”, theksoi Toshkovski për TV21.
Ky paralajmërim vjen në kohën kur vendi po përgatitet për një fazë të re të monitorimit elektronik dhe ndëshkimeve automatike, nëpërmjet kamerave të sistemit “Safe City”.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

diana vickers mbron sabrina carpenter grate duhet te jene te lira te jene seksi 6868fc00d7e07
Lajmi i mëparshëm

Diana Vickers mbron Sabrina Carpenter: “Gratë duhet të jenë të lira të jenë seksi”

afrim gashi pret ne kuvend pjesemarresit e shkolles rinore ballkanike 6868ffff096b0
Lajmi i radhës

Afrim Gashi pret në Kuvend pjesëmarrësit e Shkollës Rinore Ballkanike

Të fundit nga

ShkoLartë