Afrim Gashi pret në Kuvend pjesëmarrësit e Shkollës Rinore Ballkanike

July 5, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në hapësirat e Kuvendit ka mirëpritur një grup të rinjsh pjesëmarrës në Shkollën Rinore Ballkanike, organizuar nga YTB në bashkëpunim me Vizioni-M.
“Kisha kënaqësinë të pres në Kuvend një grup të rinjsh pjesëmarrës në Shkollën Rinore Ballkanike, organizuar nga YTB në bashkëpunim me Vizioni-M.
Diskutuam hapur për sfidat në politikë, me theks të veçantë për dhunën në politikë si dhe nevojën për ngritjen e kulturës politike, forcimit të dialogut dhe respektit të ndërsjellë.
Energjia dhe mendimet e tyre japin shpresë për një të ardhme më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse në rajonin tone”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Makina s’është më “e jotja”! MPB paralajmëron: Do t’jua konfiskojmë veturat e shoferëve të papërgjegjshëm!

Të fundit nga

ShkoLartë