Aksident në Vlorë, turistja e moshuar përplaset nga makina te vijat e bardha, përfundon në spital në gjendje të rëndë

July 5, 2025
1 minut lexim

Një aksident i rëndë është shënuar sot në zonën e njohur si “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku një automjet tip “Renault” ka përplasur një këmbësore në vijat e bardha.

Sipas gazetarit Enrik Mehmeti, pushuesja, e cila ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në plazh, është dëmtuar rëndë si pasojë e përplasjes dhe ndodhet aktualisht në spital, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.

Shoferi i automjetit, i moshuar, raportohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin në momentin e përplasjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.Aksident në Vlorë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Afrim Gashi pret në Kuvend pjesëmarrësit e Shkollës Rinore Ballkanike

Të fundit nga

ShkoLartë