magnus mund chatgpt numri nje i botes ne shah mund inteligjencen artificiale pa humbur asnje figure per 53 minuta 687abfd521c74

Magnus mund ChatGPT/ Numri një i botës në shah mund Inteligjencën Artificiale pa humbur asnjë figurë për 53 minuta

July 18, 2025
1 minut lexim

Në një episod të veçantë që ka zgjuar interes të madh në rrjetet sociale, kampioni norvegjez i shahut Magnus Carlsen ka zhvilluar një ndeshje të pazakontë, ai këtë herë është vendosur përballë inteligjencës artificiale, ChatGPT. Dhe jo vetëm që doli fitues, por përmbylli lojën pa humbur asnjë prej figurave të tij.

“Ngandonjëherë mërzitem kur udhëtoj”, shkroi Carlsen në rrjetet sociale, duke publikuar fotot nga ndeshja që zgjati vetëm 53 minuta. Aty shihej se të gjithë ushtarët e ChatGPT ishin eliminuar, ndërsa Carlsen e kishte mbajtur bordin të paprekur.

Për më tepër, ChatGPT e pranoi humbjen me sportivitet dhe e komplimentoi stilin e pastër të lojës së Carlsen: “Dorëzohem. Ishte metodike, e pastër dhe precize”, thuhej në përgjigjen e inteligjencës artificiale.

Vetë Carlsen u shpreh se ChatGPT luajti mirë në hapje, por nuk arriti ta mbante ritmin më tej. Kur i kërkoi mendimin për performancën e tij, ChatGPT e vlerësoi lart: “Lojën tënde e karakterizon durimi, njohuritë taktike dhe përfundimi teknik.

Do ta vlerësoja në nivelin 1800-2000 ELO, ndoshta edhe më shumë nëse ruan këtë mprehtësi taktike.” Kujtojmë se Carlsen ka një vlerësim zyrtar prej 2839 pikësh ELO, më i larti në botë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ovl uck cdo tentative per te njollosur uck ne eshte e papranueshme 687abf2254a99
Lajmi i mëparshëm

OVL-UÇK: Çdo tentativë për të njollosur UÇK-në është e papranueshme

kryeministrja e re ukrainase kievi dhe uashingtoni marreveshje per dronet 687ac04cb96fa
Lajmi i radhës

Kryeministrja e re ukrainase: Kievi dhe Uashingtoni marrëveshje për dronët

Të fundit nga

ShkoLartë