macron viziton sirine udhetimi i pare i nje lideri te be se ne damask pas rrezimit te assadit 6a4beb713bf21

Macron viziton Sirinë, udhëtimi i parë i një lideri të BE-së në Damask pas rrëzimit të Assadit

July 6, 2026
1 minut lexim

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur të hënën në Siri, në vizitën e parë të një kreu shteti të Bashkimit Evropian në Damask që nga rrëzimi i regjimit të ish-presidentit Bashar al-Assad në vitin 2024.

Lajmi u konfirmua nga agjencia shtetërore siriane e lajmeve, e cila bëri të ditur se vizita e Macronit shënon një etapë të re në marrëdhëniet mes Sirisë dhe vendeve evropiane, shkruan Reuters.

Vizita vjen në një kohë kur Siria po kalon një transformim të rëndësishëm politik nën udhëheqjen e presidentit Ahmed al-Sharaa.

 Sharaa, ish-komandant i al-Qaedas, ka krijuar marrëdhënie të ngushta me shtete perëndimore dhe vende të Lindjes së Mesme, të cilat më parë kishin izoluar regjimin e Assadit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ceshtja per paraburgimin e veliajt avokatet nderkombetare te kryebashkiakut gjykata e larte duhet ta liroje pas vendimit te kushtetueses 6a4beb0fbdcd9
Lajmi i mëparshëm

Çështja për paraburgimin e Veliajt/ Avokatët ndërkombëtarë të kryebashkiakut: Gjykata e Lartë duhet ta lirojë pas vendimit të Kushtetueses

kenget e mia kane fjetur 20 vjet mimoza ahmeti jep detaje per projektin e ri muzikor 6a4bec3bc3c10
Lajmi i radhës

“Këngët e mia kanë fjetur 20 vjet”, Mimoza Ahmeti jep detaje për projektin e ri muzikor

Të fundit nga

ShkoLartë