kenget e mia kane fjetur 20 vjet mimoza ahmeti jep detaje per projektin e ri muzikor 6a4bec3bc3c10

“Këngët e mia kanë fjetur 20 vjet”, Mimoza Ahmeti jep detaje për projektin e ri muzikor

July 6, 2026
1 minut lexim

Shkrimtarja dhe poetja, Mimoza Ahmeti, ka qenë e ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Aldo Morning Shoë” këtë të hënë, ku ka diskutuar mbi raportin mes artistit dhe veprës së tij.

Gjatë intervistës, ajo u shpreh se në kohët e sotme publiku shpesh fokusohet më shumë te personazhi publik sesa te krijimtaria artistike.

Sipas saj, kjo ka ndikuar edhe në mënyrën se si ajo perceptohet nga audienca.

“Me këto debatet online, fjala është në kohën ‘tani’ dhe mua më shumë më njohin për të gjitha fjalët që kam thënë në intervista sesa për veprën time”, tha Ahmeti.

Ajo shtoi se po punon për ta ndryshuar këtë situatë, duke treguar se është në proces të krijimit të një uebsajti ku do të publikojë dhe shesë veprat e saj në formë elektronike.

Po ashtu, zbuloi se është duke u rikthyer edhe në muzikë, duke punuar në një projekt të ri.

“Këngët e mia kanë fjetur gjumë prej 20 vitesh. Tani po bëj një këngë me Bujakën, kemi bërë provën e parë në Durrës dhe u kënaqëm shumë”, deklaroi Ahmeti.

E njëjta u shpall fituese e Ferma VIP 3 duke fituar plot 129 mijë euro.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

macron viziton sirine udhetimi i pare i nje lideri te be se ne damask pas rrezimit te assadit 6a4beb713bf21
Lajmi i mëparshëm

Macron viziton Sirinë, udhëtimi i parë i një lideri të BE-së në Damask pas rrëzimit të Assadit

daut beqiri nisin punimet per zgjerimin e varrezave ne haracine 6a4beee05f3fc
Lajmi i radhës

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Të fundit nga

ShkoLartë