macron kievi te perfshihet ne bisedimet per fundin e luftes 68984dc6f1c74

Macron: Kievi të përfshihet në bisedimet për fundin e luftës

August 10, 2025
1 minut lexim

Në kuadrin e konsultimeve ndërkombëtare në Britaninë e Madhe lidhur me planet e presidentit të SHBA-së Donald Trump për Ukrainën, presidenti francez Emmanuel Macron ka insistuar, që Ukraina të përfshihet në bisedime.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin duan të takohen më 15 gusht në Alaskëpër bisedime bilaterale lidhur me fundin e luftës në Ukrainë. Deri tani nuk është parashikuar pjesëmarrja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyj në këto bisedime.

A priten ndryshime të hartës së Ukrainës?

Qysh përpara takimit të tyre Trump dhe Putin janë duke skicuar ndryshime të hartës së Ukrainës. Bëhet fjalë për shkëputje territoresh të Ukrainës që mund t’i kalojnë Rusisë.

Mjaft e madhe është indinjata në Kiev: “Çdo vendim kundër nesh, çdo vendim pa Ukrainën është një vendim kundër paqes”, deklaroi presidenti Zelenskyj për agjencitë e lajmeve.

“Përgjigja ndaj çështjeve territoriale të Ukrainës është në kushtetutën e Ukrainës. Askush nuk do t’i shmanget asaj dhe askush nuk mund t’i shmanget asaj”, tha ai në një video-mesazh. “Ukrainasit nuk do t’ia dhurojnë pushtuesit vendin e tyre.”

Kliçko: Ukrainasit të lodhur nga lufta

Ndërsa kryebashkiaku i Kievit, Vitali Kliçko nuk i përjashton shkëputejet e territoreve. Presidenti Volodymyr Zelenskyj duhet të marrë vendime të vështira, deklaroi Kliçko në një intervistë për gazetën “Bild” duke theksuar lodhjen e popullsisë nga lufta.

“Kushdo në shtetin tonë, në vendin tonë është lodhur nga kjo luftë.” Ai nënvizoi, se ukrainasit kanë paguar një çmim të lartë për këtë me: “Jetën e patriotëve tanë, të ushtarëve tanë, të qytetarëve tanë. Qindra qytete janë shkatërruar. Një pjesë e madhe e Ukrainës është pushtuar nga Rusia.“/DW

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

apple watch ultra 3 do te kete nje ekran me te madh 68984d8a6bbe8
Lajmi i mëparshëm

Apple Watch Ultra 3 do të ketë një ekran më të madh?

nje jave para zgjedhjeve lokale komisioni i venedikut planifikon te vleresoje ligjin per perfaqesim te drejte dhe adekuat 6898510e75f0e
Lajmi i radhës

Një javë para zgjedhjeve lokale, Komisioni i Venedikut planifikon të vlerësojë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Të fundit nga

Ajri në Prishtinë shënon përmirësime

Prishtina sonte radhitet në mesin e vendeve me cilësi më të mirë të ajrit. Sipas  të dhënave të fundit të pulbikuar nga  ‘IQ Air’,  cilësia e ajrit në kryeqytetin e Kosovës është
ShkoLartë