macron franca nuk deshiron lufte ne lindjen e mesme nuk do te perfshihemi ne konflikt 69aab9560379d

Macron: Franca nuk dëshiron luftë në Lindjen e Mesme, nuk do të përfshihemi në konflikt

March 6, 2026
1 minut lexim

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se Franca “nuk po zhvillon luftë” në Lindjen e Mesme dhe nuk do të përfshihet në konfliktin e vazhdueshëm në rajon.

“E kuptoj shumë mirë dhe e dëgjoj shqetësimin tuaj, por doja të isha shumë i qartë. Franca nuk është pjesë e kësaj lufte. Ne nuk jemi në luftë dhe nuk do të përfshihemi në këtë luftë”, tha Macron.

Ai theksoi se veprimet e Parisit në rajon janë të përqendruara në mbrojtjen e qytetarëve dhe aleatëve të saj dhe jo në pjesëmarrjen në konflikt.

“Franca nuk po zhvillon luftë në rajon. Ajo po mbron burrat dhe gratë franceze, aleatët e saj dhe qëndron me Libanin”, shtoi presidenti i Francës.

Shpërthim gjatë transmetimit live në Teheran, gazetari vrapon për t’u fshehur

Raportohet se shteti francez ka vendosur mjete shtesë ushtarake në rajon, përfshirë aeroplanmbajtësen franceze “Charles de Gaulle”, ndërsa tensionet rriten pas sulmeve izraelite dhe amerikane ndaj Iranit dhe hakmarrjes pasuese të Teheranit.

Sipas Macronit, vendosjet e trupave synojnë të ndihmojnë aleatët të kapin dronët dhe raketat dhe të mbrojnë rrugët detare.

Ne po mobilizohemi në një mënyrë plotësisht paqësore për të siguruar trafikun detar”, tha ai.

Macron deklaroi gjithashtu se Franca po kërkon të ndërtojë një koalicion me partnerët për të mbrojtur rrugët detare në rajon që janë “thelbësore për ekonominë globale”, ndërsa theksoi se Parisi synon të veprojë me përmbajtje.

“Ne do të përpiqemi të jemi sa më të arsyeshëm dhe paqësorë të jetë e mundur sepse ky është roli i Francës”, përfundoi ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

lewandowski me guardiolen e kuptova futbollin ndryshe 69aab8a258455
Lajmi i mëparshëm

Lewandowski: Me Guardiolën e kuptova futbollin ndryshe

spak njoftim zyrtar nese hetimet jane te komplikuara mund te zgjasin 2 vite 69aababf36ce3
Lajmi i radhës

SPAK njoftim zyrtar: Nëse hetimet janë të komplikuara mund të zgjasin 2 vite

Të fundit nga

ShkoLartë