Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris me ftesë të presidentit Emmanuel Macron.
Platforma ndërkombëtare, këtë vit sjell në vëmendje rëndësinë e qeverisjes efektive për garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit, në një kontekst të karakterizuar nga ndryshimet gjeopolitike, zhvillimet teknologjike dhe sfidat klimatike, shkruan TCH.
“Palais de l’Élysée – Me Presidentin Emmanuel Macron, për të gjitha temat me interes të përbashkët, në vigjilje të Forumit të Paqes nesër”, shkruan kryeministri Rama krahas fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet bashkë me Macron.
Në kuadër të Forumit, Kryeministri Rama do të jetë pjesë e sesionit të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën europiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për brezat e rinj.
Burimi: botasot.info


