adem salihaj zhvendosja e fotografise se rugoves veprim i ulet dhe fyes nga presidentja e re 6af228609d3d9

Adem Salihaj: Zhvendosja e fotografisë së Rugovës, veprim i ulët dhe fyes nga presidentja e re

November 9, 2026
min lexim

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka reaguar ashpër ndaj zhvendosjes së fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova nga Zyra e Presidentit, duke e cilësuar këtë veprim si të ulët, të padenjë dhe fyes për figurën e tij historike.

Salihaj ka theksuar se Ibrahim Rugova është vizionari dhe strategu i pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se pa vizionin, urtësinë politike dhe qëndrueshmërinë e tij, Kosova e sotme si shtet është e vështirë të imagjinohet.

“Injorimi i Presidentit historik Ibrahim Rugova, zhvendosja e fotografisë së tij dhe përçmimi i figurës së tij historike, nuk i bëjnë aspak nder presidentes së sapozgjedhur, Justina Pula-Shiroka. Përkundrazi, e konsideroj një veprim të ulët, të padenjë dhe fyes.

Ibrahim Rugova është vizionari dhe strategu i pavarësisë së Kosovës. Pa vizionin, urtësinë politike dhe qëndrueshmërinë e tij, Kosova e sotme si shtet është e vështirë të imagjinohet. Rruga e Kosovës drejt shtetndërtimit edhe sot mbështetet në shumë prej parimeve dhe vizionit të tij dhe do të vazhdojë të jetë e tillë edhe për një kohë të gjatë. Vizioni i Rugovës është i pazëvendësueshëm, ndërsa kontributi i tij i përket historisë së Kosovës dhe nuk mund të fshihet apo të zvogëlohet me veprime të tilla”, ka deklaruar Salihaj.

Ai ka vlerësuar se rruga e Kosovës drejt shtetndërtimit edhe sot mbështetet në shumë prej parimeve dhe vizionit të Rugovës, të cilat do të vazhdojnë të jenë të rëndësishme edhe për një kohë të gjatë.

Sipas tij, vizioni i Rugovës është i pazëvendësueshëm, ndërsa kontributi i tij i përket historisë së Kosovës dhe nuk mund të fshihet apo të zvogëlohet me veprime të tilla.

“Presidentja e re, në vend që të tregojë respekt për figurat themelore të shtetësisë së Kosovës, ka zgjedhur një veprim të padenjë dhe përçmues. Ajo duhet ta kuptojë se posti që mban kërkon përgjegjësi, maturi dhe respekt për historinë e vendit.

Ajo erdhi në këtë detyrë si një zgjidhje kompromisi, në përpjekje për të kapërcyer një vakum institucional të krijuar nga një krizë gati dyvjeçare. Prandaj, së paku, duhet të përmbahet nga veprimet që mund ta bëjnë të mbahet mend për të keq”, ka theksuar ai.

Ish-deputeti i LDK-së ka rikujtuar se Justina Pula-Shiroka erdhi në këtë detyrë si zgjidhje kompromisi, në përpjekje për të kapërcyer një vakum institucional të krijuar nga një krizë gati dyvjeçare.

Për këtë arsye, Salihaj ka thënë se presidentja duhet të përmbahet nga veprimet që mund ta bëjnë të mbahet mend për të keq.

Në fund, ai ka theksuar se historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet përmes zhvendosjes së fotografive apo përçmimit të figurave historike që kontribuuan në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Historia nuk shkruhet duke zhvendosur fotografi dhe as duke përçmuar figurat që i kanë dhënë Kosovës drejtimin drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka përfunduar Salihaj për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi vlen dhe lsh nuk u frikesohen zgjedhjeve te parakohshme te gjithe te gatshem per fitore video 6af227d9a50ec
Lajmi i mëparshëm

BDI, VLEN dhe LSH nuk u frikësohen zgjedhjeve të parakohshme! Të gjithë të gatshëm për fitore! (VIDEO)

macron e priti ne pallatin elize rama reagon pas takimit me presidentin francez 6af228c25dbdf
Lajmi i radhës

Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Të fundit nga

ShkoLartë