luis suarez perballja me psg e veshtire 685bc3e18b961

Luis Suarez: Përballja me PSG e vështirë

June 25, 2025
1 minut lexim

Luis Suarez, sulmuesi i Inter Miami, foli pas barazimit 2-2 kundër Palmeiras, i cili u lejoi amerikano-veriorëve të kualifikoheshin për raundin tjetër të Kupës së Botës për klube.

Në këtë raund, skuadra amerikane do të përballen me PSG e Luis Enriques, kampione e Europës një muaj më parë. Sulmuesi i Inter Miami ka folur me superlativa për trajnerin e parizienëve.

“Për mua, Luis Enrique, së bashku me maestro Tabárez, është një nga trajnerët më të rëndësishëm në karrierën time.

Ne e dimë sa e vështirë është të përballesh me kampionët e Champions League”, tha Luis Suarez.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi armët tona për të konkurruar. Ne duhet të korrigjojmë disa gabime që, në ndeshje si kjo, paguhen shtrenjtë“, shtoi sulmuesi uruguajan.

Burimi: botasot.info

EVN MACEDONIA

VERO JUMBO MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

situata me zjarret ministria e mbrojtjes u raportuan 13 vatra zjarri ne 24 ore 685bc3690d556
Lajmi i mëparshëm

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 13 vatra zjarri në 24 orë

citaku degjojme deklarime qesharake se gjoja i kane numrat per qeveri por jo per kryeparlamentar kjo sdo koment 685bc3e4a3557
Lajmi i radhës

Çitaku: Dëgjojmë deklarime qesharake se gjoja i kanë numrat për qeveri, por jo për kryeparlamentar – kjo s’do koment

Të fundit nga

ShkoLartë