luis enrique i mahnitur nga nuno mendes 68cee6b670531

Luis Enrique, i mahnitur nga Nuno Mendes

September 20, 2025
1 minut lexim

1PSG përballet këtë të diel me Marsejën në ndeshjen e javës së pestë të Ligue 1, por në prag të sfidës, trajneri Luis Enrique nuk nguroi të ndalej për të bërë një supervlerësim për mbrojtësin e majtë portugez, Nuno Mendes.

“Nuno është një lojtar që mund të luajë kudo. Ka mentalitet të jashtëzakonshëm, cilësi teknike të nivelit më të lartë, po ashtu edhe fizike.

Për mua është një lojtar i pabesueshëm. Mund të mbrojë ndaj kujtdo dhe në sulm ka cilësitë e një sulmuesi.

Është një nga lojtarët më të kompletuar që kam pasur mundësinë të stërvis gjatë gjithë karrierës sime”, u shpreh Enrique.

Mbrojtësi 23-vjeçar, i cili realizoi një gol spektakolar në mesjavë kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve, është ndër 30 finalistët për “Topin e Artë”. Megjithatë, tekniku spanjoll beson se çmimi do të shkojë për një tjetër ‘yll’ të PSG-së: “E kam një këngë në mendje: Ousmane, Topi i Artë!, Ousmane, Topi i Artë!…”, tha ai me buzëqeshje, duke iu referuar Ousmane Dembélé-së.

Luis Enrique shfrytëzoi rastin për të folur edhe për gjyqtarët, të cilët shpesh janë në qendër të polemikave: “Jam gjyqtar gjatë gjithë javës në stërvitje dhe lojtarët gjithmonë më kritikojnë. Prandaj përpiqem të mos i kritikoj arbitrat, sepse e di sa e vështirë është. Kam vënë re se po përmirësohen çdo vit, fizikisht dhe teknikisht.

Është e rëndësishme të mos i vendosim nën presion të madh, sepse përpiqen të marrin vendimet më të mira të mundshme.”

Ndërkohë, kur u pyet nëse ky PSG , që sezonin e kaluar fitoi Ligën e Kampionëve, mund të cilësohet si më i miri në historinë e klubit, trajneri zgjodhi të mos japë përgjigje të prerë:

“Këto janë tema për verën, kur je në plazh dhe ke kohë të flasësh. Nuk më intereson ky debat. Duhet të përqendrohemi tek sezoni i gjatë që kemi përpara dhe të vazhdojmë të përmirësohemi”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pamje nga vendngjarja aksident tragjik ne shkoder humbin jeten babe e bir 68cee6568d549
Lajmi i mëparshëm

Pamje nga vendngjarja/ Aksident tragjik në Shkodër, humbin jetën babë e bir

dogana e kosoves parandalon tri raste kontrabande ne aeroportin e prishtines 68cee6c057ff1
Lajmi i radhës

Dogana e Kosovës parandalon tri raste kontrabande në Aeroportin e Prishtinës

Të fundit nga

ShkoLartë