lufta ne iran paralajmerim per rritjen e cmimeve te biletave te avionit ne evrope 6a0579e719c8a

Lufta në Iran/ Paralajmërim për rritjen e çmimeve të biletave të avionit në Evropë

May 14, 2026
1 minut lexim

Çmimet e biletave të avionëve në Evropë pritet të rriten ndjeshëm si pasojë e krizës në Lindjen e Mesme dhe problemeve me furnizimin me karburant. Paralajmërimi vjen nga kreu i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA), Willie Walsh, i cili tha se rritja e kostove është “e pashmangshme”.



Sipas tij, linjat ajrore nuk mund të përballojnë për një kohë të gjatë çmimet e larta të karburantit të avionëve, të shkaktuara nga tensionet dhe bllokimet në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët kryesore të furnizimit me naftë në botë.

Megjithëse disa kompani kanë ulur përkohësisht çmimet për të nxitur udhëtimet, Walsh theksoi se kjo situatë nuk do të zgjasë dhe kostot shtesë do të reflektohen te pasagjerët.

Me kalimin e kohës është e pashmangshme që çmimi i lartë i naftës të sjellë bileta më të shtrenjta”, deklaroi ai për BBC.

Britania e Madhe dhe vendet evropiane mbeten shumë të varura nga importet e karburantit nga Gjiri Persik. Për këtë arsye, ekziston frika se gjatë verës mund të ketë vështirësi në furnizim, sidomos në periudhën me fluks të lartë udhëtimesh.

Nga ana tjetër, autoritetet britanike dhe ato evropiane kanë siguruar se aktualisht nuk ka mungesë të karburantit për avionët dhe po punohet për të gjetur alternativa furnizimi.

Sipas Walsh, edhe nëse situata në Ngushticën e Hormuzit normalizohet shpejt, ndikimi në tregun e aviacionit mund të vazhdojë për muaj, madje edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

raporti i ombudsmanit gjykatat prijne ne shkeljen e te drejtave 6a04f76e15cc5
Lajmi i mëparshëm

Raporti i Ombudsmanit: Gjykatat prijnë në shkeljen e të drejtave

numri i turisteve te huaj ne maqedoni u rrit per 6 9 deri ne mars te ketij viti 6a05840f395cc
Lajmi i radhës

Numri i turistëve të huaj në Maqedoni u rrit për 6.9% deri në mars të këtij viti

Të fundit nga

ShkoLartë