lufta ne iran katari nafta do te arrije ne 150 dollare per fuci 69aaf119ce948

Lufta në Iran, Katari: Nafta do të arrijë në 150 dollarë për fuçi

March 6, 2026
1 minut lexim

Ministri i Energjisë i Katarit , Saad al-Kaabi, ka paralajmëruar se një luftë në Lindjen e Mesme mund të rrëzojë ekonomitë globale dhe vlerësoi se të gjithë eksportuesit e energjisë në Gjirin Persik do të ndalonin prodhimin brenda disa javësh, duke i çuar çmimet e naftës në 150 dollarë për fuçi .

Al-Kaabi, duke folur për Financial Times, tha se edhe nëse lufta përfundon menjëherë, Katarit do t’i duheshin javë deri në muaj për t’u rikthyer në furnizimet normale pas një sulmi me dron iranian në uzinën më të madhe të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në vend. Katari, prodhuesi i dytë më i madh në botë i LNG-së , u detyrua të deklaronte forcë madhore këtë javë pas sulmit në uzinën e Ras Laffan.

Mediat e huaja shkruajnë që edhe pse Katari eksporton vetëm një përqindje të vogël të gazit të tij në Evropë, ministri i energjisë tha se Evropa do të pësonte humbje të konsiderueshme, pasi blerësit aziatikë do të ofronin më shumë për aq gaz sa është në dispozicion në treg, ndërsa vendet e tjera të Gjirit do të kishin vështirësi në përmbushjen e detyrimeve të tyre kontraktuale.

“Të gjithë ata që nuk e kanë deklaruar forcën madhore pritet ta bëjnë këtë në ditët në vijim nëse kjo situatë vazhdon. Të gjithë eksportuesit në rajonin e Gjirit do të detyrohen të deklarojnë forcën madhore. Nëse nuk e bëjnë, do të detyrohen ligjërisht të paguajnë për të, dhe kjo është zgjedhja e tyre.”, tha Kaabi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bastoni mund te ndikoje ne nje largim te mundshem nga interi 69aaf0a2000fa
Lajmi i mëparshëm

Bastoni mund të ndikojë në një largim të mundshëm nga Interi

lamallari merr detyren e ministrit te puneve te brendshme rikthehem ne shtepi pergjegjesi e madhe dhe nder i posacem 69aaf281c9da3
Lajmi i radhës

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Të fundit nga

Pogradeci shkruan historinë

Pogradeci fitoi për herë të parë në historinë e tij Kupën e Shqipërisë në volejboll për femra. Në finalen e luajtur të premten në mbrëmje në sallën sportive në Farkë, skuadra e
ShkoLartë