Çdokush që ka shkelur ligjin duhet të mbajë përgjegjësi. BDI po e shpëton Mickoskin. I hodhën gomë shpëtimi. Pas teatrit të sotëm në vendkalimin kufitar Bllacë, tashmë për të gjithë është e qartë se arratisja e Artan Grubit ishte marrëveshje politike.
LSDM këtë e paralajmëroi që në dhjetor të vitit 2024. Tani vetëm u vërtetua para syve të opinionit. Ashtu siç u morën vesh ta lëshojnë, tani u morën vesh që të kthehet. Në këtë mënyrë VMRO, me mbështetjen e BDI-së, dëshiron të mbulojë skandalin më të madh të drogës me 5 tonë, që çon deri te maja e Qeverisë së Mickoskit.
Por edhe skandalet e shumta me tenderë kriminalë, për të cilat mbi 80 ditë nuk ka asnjë përgjigje.
161 tenderë për firmën familjare të Tomovskit, 51 tenderë për “Piramid Bulding”, 74 tenderë për “Lendi Grup”, 9 milionë euro për një firmë me dy të punësuar, 1.2 milionë euro tender përmes Postës për një firmë të afërt me ZNAM.
Të gjithë tenderët çojnë deri te rrethi më i ngushtë rreth Mickoskit, ndërsa mbi 80 ditë nuk ka asnjë reagim nga prokuroria. Më shumë se 20 ditë nuk ka përgjigje për 5 tonë drogë, nuk ka përgjigje për fotografitë me Sime, për Adamoviqin.
Qytetarët nuk do të marrin përgjigje për pyetjet, por do të marrin teatër, si sot. Nuk ka luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Bëhet fjalë vetëm për një fushatë të dakorduar për shkak të rënies së rejtingut të Mickoskit.
Ai donte të paraqitej si i ndershëm, por pas skandaleve të shumta, orëve të shtrenjta dhe luksit mbi kurrizin e popullit me avion, tashmë është lexuar nga qytetarët. Copy-paste sipas recetës së Vuçiqit, i cili sa herë që është në rënie paralajmëron ndonjë arrestim. Nuk kanë përgjigje për skandalet, menjëherë bëjnë defokusim. Nuk ka përgjigje për 5 tonë drogë, menjëherë 100 tonë marihuanë të sekuestruar nga Strumica.
“Jastëkë të lehtë maqedonas”, në këtë mënyrë 5 tonë drogë janë transportuar përmes kufirit. Kjo do të thotë se janë të përfshirë edhe nga dogana, edhe nga policia, edhe nga institucione të tjera nën kontrollin e strukturës qeverisëse dhe të Mickoskit.
U hap pyetja se cili nga funksionarët aktualë në Qeverinë e Mickoskit do të mbajë përgjegjësi?
Prandaj u duhet Artan Grubi. Qëllimi është sërish të lidhet LSDM me BDI-në. Ashtu siç u lidh fushata me marihuanën nga Strumica, siç patëm mundësi ta shohim edhe me këtë paralajmërim të Zhanit, me grumbuj titujsh para disa javësh për lidhje të pretenduar mes LSDM-së dhe BDI-së.
Ndërsa e vërteta është se VMRO-OKG janë në marrëveshje me BDI-në. Pushteti e mori gjyqësorin dhe prokurorinë nën kontrollin e vet, po rrëzohen lëndët e PSP-së, dhe tani është koha e vërtetë që Grubi të dorëzohet. Kush po qesh kur e arrestojnë? Si është e mundur që nuk ka asnjë kamerë nga 65 mijë për 5 tonë drogë, ndërsa ka kamera për Grubin?
Kjo nuk do të kalojë. Çdokush që ka shkelur ligjin do të mbajë përgjegjësi.


