lsdm bervenica po perdoret si alibi per zgjedhje te parakohshme 6ae87e4d62802

LSDM: Bërvenica po përdoret si alibi për zgjedhje të parakohshme

November 2, 2026
1 minut lexim
sdsmm

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) tha se kryeministri Hristijan Mickoski se po përpiqet të krijojë alibi për zgjedhje të parakohshme, duke e përdorur situatën në komunën e Bërvenicës dhe përplasjet e pretenduara me VLEN-in.

Sipas LSDM-së, zhvillimet në Bërvenicë janë vetëm “perde tymi” për të larguar vëmendjen nga çështja e Alta Bankës.

Partia opozitare pretendon se Mickoski po kërkon shpëtim përmes zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa kritikon edhe gjendjen e financave publike dhe mungesën e mjeteve në buxhet.

Në reagim, LSDM-ja paralajmëron se në rast të një fushate të mundshme zgjedhore mund të dominojnë temat nacionaliste dhe populiste.

“Qytetarët po shohin. Arka po zbrazet, banda po dridhet. Alibia me Bërvenicën nuk qëndron”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nato zhvillon ne letoni stervitjet me te medha te dislokimit te brigadave prane kufijve me rusine dhe bjellorusine 6ae87df8c021f
Lajmi i mëparshëm

NATO zhvillon në Letoni stërvitjet më të mëdha të dislokimit të brigadave pranë kufijve me Rusinë dhe Bjellorusinë

mosmirenjohja eshte fukaralleku ma i madh reagimi i leonora jakupit ngjall kureshtje 6ae87e526dee4
Lajmi i radhës

“Mosmirënjohja është fukarallëku ma i madh”, reagimi i Leonora Jakupit ngjall kureshtje

Të fundit nga

ShkoLartë