Karim Loukili foli pas fitores 2 me 1 që Elbasani mori ndaj Vorës. Lojtari i Elbasanit ishte pikërisht ai që fitoi penalltinë, që solli 3 pikët.
“Ndeshje e vështirë sot sepse e dimë që Vora është skuadër e fortë në shtëpi.
Erdhëm për rezultatin sot, na interesonin 3 pikët. Humbëm 3 pikë me Vllazninë.
Gjëja më e rëndësishme për skuadrën tonë është se nuk e ndryshuam shumë skuadrën nga sezoni i kaluar. E njohim njëri-tjetrin shumë mirë, ishte e lehtë për të vazhduar.
Kemi atmosferë shumë të mirë, e dimë çfarë nuk shkoi mirë sezonin e kaluar dhe jemi përmirësuar në atë aspekt.
Objektivi është i qartë, duam të shkojmë në Europë, por ka shumë skuadra të mira në kampionat. Të shikojmë pastaj çfarë mund të arrijmë më shumë”, u shpreh Loukili
Burimi: botasot.info


