lojtari troket te barcelona dhe hansi flick 695543956a1ba

Lojtari “troket” te Barcelona dhe Hansi Flick

December 31, 2025
1 minut lexim

Leon Goretzka mund të jetë një nga emrat më interesantë të merkatos.

Sipas Mundo Deportivo, mesfushori gjerman ka kontaktuar drejtpërdrejt Hansi Flick për të pyetur mbi mundësinë e një transferimi te FC Barcelona, pasi kontrata e tij me Bayern Munich skadon në fund të sezonit.

30-vjeçari është i lirë të negociojë me klube të tjera që nga muaji janar, ndërsa e ardhmja e tij në Bavari duket e mbyllur.

Goretzka e njeh shumë mirë Flick nga koha te Bayern, ku ishte një nga shtyllat kryesore të skuadrës që fitoi gjashtë tituj në vitin 2020, duke formuar një dyshe të fortë në mesfushë me Thiago Alcantara ose Joshua Kimmich.

Situata e tij ka ndryshuar ndjeshëm nën drejtimin e Vincent Kompany, ku Goretzka nuk është më pjesë qendrore e projektit dhe shpesh shihet si “tepricë” në mesfushë.

Barcelona nuk është një emër i panjohur për gjermanin. Klubi katalanas ishte një nga rivalët kryesorë të Bayern në vitin 2018, kur Goretzka u largua nga Schalke 04 si lojtar i lirë.

Madje, sipas raportimit, Flick kishte menduar edhe për një huazim të tij dimrin e kaluar, kur Barça kërkonte një mesfushor më fizik për të balancuar lojtarë si Pedri dhe Frenkie de Jong.

Megjithatë, aktualisht Barcelona konsiderohet e pajisur mirë në mesfushë dhe nuk ka nevojë urgjente për një profil si Goretzka. Pavarësisht kësaj, lidhja personale me Flick dhe fakti që lojtari do të vijë pa kosto transferimi, mund ta bëjnë këtë pistë interesante nëse trajneri sheh hapësirë për të në projektin e tij.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

balluku dhe veliaj dy dosjet me pikante te 2025 klodiana lala spak kryefjale edhe ne 2026 6955433462e95
Lajmi i mëparshëm

“‘Balluku’ dhe ‘Veliaj’, dy dosjet më pikante të 2025”, Klodiana Lala: SPAK, kryefjalë edhe në 2026!

ne prag te nderrimit te viteve 15 vjecari kapet duke shitur fishekzjarre pas ndalimit dhunon policin 69554444b02e4
Lajmi i radhës

Në prag të ndërrimit të viteve, 15-vjeçari kapet duke shitur fishekzjarrë, pas ndalimit dhunon policin

Të fundit nga

Putin: Rusia do të fitojë në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se vendi i tij beson se do të fitojë në Ukrainë, ku Moska po zhvillon një ofensivë që gati katër vjet. Këto deklarata ai i bëri në
ShkoLartë