lojtari nga kosova ne hajduk ja per sa qindra mijera euro transferohet 6885f3c6460f8

Lojtari nga Kosova në Hajduk, ja për sa qindra mijëra euro transferohet

July 27, 2025
1 minut lexim

Ron Raçi ia ka dhënë fund aventurës te Prishtina dhe do e vazhdojë karrierën futbollistike te gjigantët e Kroacisë, Hajduk Split. Klubi shqiptar nga ky largim do të përfitojë 300 mijë euro, sikurse 10% në lidhje me transferimet në karrierën e Racit.

22-vjeçari këtë verë bëri edhe debutimin me përfaqësuesen e Kosovës, çka tregon se ai është në rrugën e duhur për të pasur një të ardhme optimiste.

“HNK Hajduk dhe FK Prishtina kanë rënë dakord për transferimin e mbrojtësit 22-vjeçar Ron Raci, i cili ka nënshkruar një kontratë me të deri në verën e vitit 2029.

Mbrojtësi do t’i bashkohet menjëherë seancave stërvitore të ekipit të parë dhe do të veshë fanellën me numër 14”, mesazhi i Hajdukut në rrjetet sociale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

avion canadair nga italia per shuarjen e zjarreve ne jug te vendit ministria e mbrojtjes 6885f3896dd82
Lajmi i mëparshëm

Avion Canadair nga Italia për shuarjen e zjarreve në jug të vendit, ministria e Mbrojtjes

muharremi e papranueshme derisa kosova digjej me mbi 100 zjarre deputetet e mbanin vendin te bllokuar 6885f3c9222b0
Lajmi i radhës

Muharremi: E papranueshme, derisa Kosova digjej me mbi 100 zjarre, deputetët e mbanin vendin të bllokuar

Të fundit nga

ShkoLartë