lojtaret e liverpoolit i nisin pergatitjet dhe jeten e veshtire pa diogo jotan 686d0363b5ac9

Lojtarët e Liverpoolit i nisin përgatitjet dhe jetën e vështirë pa Diogo Jotan

July 8, 2025
1 minut lexim

Liverpooli është rikthyer sot në përgatitjet për sezonin e ri pas vdekjes zemërthyese të Diogo Jotas.

Futbollistët “Reds” u rikthyen sot në “AXA Training Centre”, ndërsa shihej se ishin ende të prekur nga kjo tragjedi.

Ylli portugez, i cili e kishte veshur fanellën me numrin 20 në pesë sezonet e fundit, e kishte ndihmuar Liverpoolin që ta fitonte titullin në Premierligë vetëm tre muaj më parë, njoftojnë mediat britanike.

Ai vdiq në një aksident tragjik me veturë më 3 korrik së bashku me vëllain e tij, Andre Silva.

Rrugëtimi i tyre për t’u rikthyer në Angli u ndal në gjysmë pas përplasjes vdekjeprurëse në Spanjë.

Ekipi anglez kishte planifikuar t’i niste përgatitjet të premten e kaluar, por tragjedia bëri që të merrej një vendim kolektiv për shtyrjen e stërvitjeve.

Arne Slot, i cili do ta nisë sezonin e dytë në krye të Liverpoolit, kishte udhëtuar drejt qytetit Gondomar në Portugali me disa prej lojtarëve të ekipit të parë për të marrë pjesë në funeralin e ish-lojtarit të tij të shtunën paradite.

Këtë javë, grupi i parë i lojtarëve që u rikthye në Kirkby i përfshiu Mohamed Salah, Andy Robertson e Conor Bradley.

Lojtarët e Liverpoolit do të mundohen t’i shtrëngojnë dhëmbët dhe ta marrin veten para sezonit të vështirë që i pret.

Ndeshja e parë e tyre parasezonale pritet të jetë ajo e së dielës së 13 korrikut kundër Perston North Ende, ndonëse nuk është marrë ende vendimi final nëse do të luhet ndeshja.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

denim politik berisha ervin salianji vuajti izolimin per 9 muaj 686d03283cf41
Lajmi i mëparshëm

“Dënim politik”, Berisha: Ervin Salianji vuajti izolimin për 9 muaj

apeli ne ceshtjen gjyqesore te pjeter shales do te shqiptohet me 14 korrik 686d0366b5bd9
Lajmi i radhës

​Apeli në çështjen gjyqësore të Pjetër Shalës do të shqiptohet më 14 korrik

Të fundit nga

ShkoLartë