llumnica nenshkruan kontrate profesionale me malmon 699cdecee2719

Llumnica nënshkruan kontratë profesionale me Malmon

February 24, 2026
1 minut lexim

Mesfushori Medjen Llumnica ka nënshkruar kontratë me ekipin e parë të Malmos. 

Ai me Malmon ka nënshkruar kontratë trevjeçare dhe njëkohësisht është huazuar te BK Olympic për sezonin e ardhshëm.

“Sigurisht që është e veçantë për mua.

Kjo ka qenë një ëndërr që kur erdha në Malmo katër vjet më parë. Ndihem vërtet mirë dhe ndihem krenar që përfaqësoj këtë klub.

Udhëtimi im këtu nuk ka qenë i lehtë, por në akademinë e Malmos jam zhvilluar shumë si lojtar dhe si person

. Kam kaluar periudhat më të vështira dhe kam luftuar, kështu që tani ndihem vërtet mirë.

Do ta përshkruaja veten si një mesfushor qendror të sigurt, ku të kuptuarit e lojës është forca ime më e madhe. Gjithmonë jap njëqind për qind për ekipin”, ka thënë Llumnica për faqen e klubit.

Pritjet për 19-vjeçarin e talentuar janë të mëdha nga Malmo.

Ai është pjesë e ekipit U19 të Kosovës.

Përndryshe, Medjeni është djali i ish-futbollistit të njohur kosovar, Xhevdet Llumnicës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pas big brother vip ja spektakli tjeter ku do e shohim monika kryemadhin 699cd84c94484
Lajmi i mëparshëm

Pas “Big Brother Vip”, ja spektakli tjetër ku do e shohim Monika Kryemadhin

termet ne bosnje e hercegovine 699cdf8da9171
Lajmi i radhës

Tërmet në Bosnje e Hercegovinë

Të fundit nga

Tërmet në Bosnje e Hercegovinë

Një tërmet me magnitudë 3.4 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua në Bosnjë dhe Hercegovinë në mbrëmje. Epiqendra e tërmetit ishte gjashtë kilometra nga Gruda, ose 32 kilometra nga Mostari. Sipas EMSC,
ShkoLartë