llogarite jashte vendit do te zbardhen shqiperia do te marre te dhenat per llogarite bankare te shqiptareve 69b85902e02eb

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve

March 16, 2026
1 minut lexim

Llogaritë bankare të shqiptarëve nëpër botë do të jenë të njohura edhe për shtetin shqiptar.

Në vendimin e Këshillit të Ministrave të 5 marsit, Shqipëria ka sjellë rregulla të reja për “shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, duke përparuar në fushën e transparencës fiskale ndërkombëtare, pasi për herë të parë përfshin edhe kriptoasetet.

“Është një aksion për të luftuar krimin ekonomik dhe evazionin fiskal. Është edhe një hap që na afron si vend të sigurt për në BE, një kërkesë e tyre që thjeshtëzon gjurmueshmërinë”, u shpreh Romina Radoshiqi, eksperte ekonomie.

Si pjesë e marrëveshjes ndërkombëtare për raportimin e përbashkët që prej 2020, bankat dhe institucionet financiare mbledhin të dhëna rreth llogarive të rezidentëve jashtë Shqipërisë dhe njësoj veprojnë edhe autoritetet tatimore të tjera që dërgojnë informacionin bankar që shqiptarët mbajnë jashtë vendit. Por a quhet ky një kontroll mbi të ardhurat?

“Jo, nuk është një kontroll, sepse këto janë forma deklarimi. Kjo është një mënyrë shkëmbimi automatik për të ushtruar presionin e mosfshehjes së parave e moslejimit të informalitetit dhe evazionit”, u shpreh Romina Radoshiqi, eksperte ekonomie.

Të dhënat që duhet të raportohen lidhen qoftë me identitetin e personit që zotëron llogarinë, apo edhe me vlerën që ka në fund të vitit. Risia e 2026 është përfshirja në rrjetin e raportimit, transaksionet e shitjes apo blerjes së kriptomonedhave si Bitcoin nëpërmjet platformave që veprojnë ose kanë klientë në Shqipëri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

arctic metagaz tankeri rus lundron pa ekuipazh ne mesdhe autoritetet italiane monitorojne anijen e demtuar 69b8579bbde7f
Lajmi i mëparshëm

“Arctic Metagaz”, tankeri rus lundron pa ekuipazh në Mesdhe, autoritetet italiane monitorojnë anijen e dëmtuar

cfare nenkupton largimi i grenellit per kosoven adem lushaj flet per raportet kosove shba 69b8597b66eba
Lajmi i radhës

Çfarë nënkupton largimi i Grenellit për Kosovën? Adem Lushaj flet për raportet Kosovë–SHBA

Të fundit nga

ShkoLartë