lladrovci memli krasniqi sme do me tha leshoje poziten se kam shume presion 689f1c8cda40c

Lladrovci: Memli Krasniqi s’më do, më tha lëshoje pozitën se kam shumë presion

August 15, 2025
1 minut lexim

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për presionet që ka marrë nga PDK-ja për të lënë pozitën e kryetarit

Ai ka treguar se disa anëtarë të PDK-së nuk e duan në kryesi, duke e ndikuar edhe qëndrimin e kryetarit të partisë, Memli Krasniqi.

“Unë nuk besoj që PDK-së i pengon me e pas një kryetar shembull, por një grup i caktuar të kryesisë në PDK nuk e duan që punojnë me duart të pastra”, ka thënë Lladrovci për Teve1.

Ai shtoi se nuk është çështje personale vetëm me kryesinë, por me strukturat më të gjera të partisë.

“Mu ka disa që nuk më duan në PDK, por po i bie që nuk më do kryetari i Partisë Demokratike, sepse unë kam thënë edhe në emisione të tjera: bonu lider, dil e thuaj, ‘nuk e dua më Lladrovcin në qeverisje’, e jo të shpërndaj përgjegjësinë tek 43 anëtarët e PDK-së”, ka shtuar ai.

Lladrovci gjithashtu ka përshkruar kërkesën direkte nga Memli Krasniqi:

“Kryetari u dashtë me ardh edhe me më thanë a po vazhdon dhe për një mandat, se na jemi të kënaqur me punën tënde, e jo me ardh me thanë a po e lëshon se kom shumë presion për Drenasin. Ai u ndiku edhe nga eksponentë të komunave të tjera”, ka treguar Lladrovci.

Ramiz Lladrovci tutje ka deklaruar se nuk mund të largohet nga PDK-ja dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e garës për kryetar të Drenasit.

“Unë e kom thanë edhe do ta them, nuk ka bire nane që më largon nga PDK-ja. PDK-ja nuk më ka nominuar për kandidat, ai mundet të më shkarkojë nga pozita sepse unë akoma jam kryetar i PDK-së në Drenas, por prej partisë nuk mundet me më heq. Unë në rundin e parë do të jem”, ka thënë Lladrovci.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nkunku po kthehet ne bundesliga 689f1c896c7f7
Lajmi i mëparshëm

Nkunku po kthehet në Bundesliga

helikopteret ne aksion per shuarjen e zjarreve ne veri te vendit rama publikon pamje nga ajri angazhim maksimal per shuarjen e cdo vatre 689f1d3e0149d
Lajmi i radhës

Helikopterët në aksion për shuarjen e zjarreve në veri të vendit, Rama publikon pamje nga ajri: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre

Të fundit nga

Oferta e Milanit 7 milionë deri në vitin 2030

E ardhmja e Mike Maignan te Milani është rikthyer fuqishëm në qendër të vëmendjes. Pas një periudhe ngërçi në negociata, klubi kuqezi ka bërë një hap konkret drejt rinovimit të kontratës së
ShkoLartë