liverpooli njofton zyrtarisht transferimin e hugo ekitikes 68813a8417da1

Liverpooli njofton zyrtarisht transferimin e Hugo Ekitikes

July 23, 2025
1 minut lexim

Liverpool ka fituar garën për njërin nga sulmuesit më të kërkuar të merkatos verore, duke firmosur me Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt.

Sulmuesi francez ishte në radarët e Manchester United dhe Newcastle, me këta të fundit që kishin bërë edhe një ofertë të refuzuar nga klubi gjerman.

Megjithatë, janë kampionët e Premier League që kanë dalë fitues, duke paguar një shumë totale prej 79 milionë paund – 69 milionë të garantuara dhe deri në 10 milionë të tjera në formë bonusesh.

Ekitike ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me Liverpoolin, duke e lidhur me klubin deri në vitin 2031.

Ky transferim përfaqëson një fitim të madh për Eintracht Frankfurt, që e kishte blerë 23-vjeçarin nga PSG për vetëm 16.5 milionë euro verën e kaluar, pas një huazimi gjashtëmujor mbresëlënës.

Edhe pse ende nuk është grumbulluar nga Kombëtarja A e Francës, Ekitike shkëlqeu sezonin e kaluar me Frankfurtin, duke shënuar 22 gola në të gjitha garat.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

financimi i partive politike ekspertet mblidhen ne kuvend per hartimin e nje drafti te ri ligjor xhafaj jo me dy qasje shohim kush prevalon 68813a0ca2b80
Lajmi i mëparshëm

Financimi i partive politike, ekspertët mblidhen në Kuvend për hartimin e një drafti të ri ligjor. Xhafaj: Jo me dy qasje, shohim kush prevalon

me dhunuan me rend tre policet serbe e mbijetuara e dhunes seksuale rrefen tmerrin gjate luftes 68813a87612e9
Lajmi i radhës

“Më dhunuan me rend tre policët serbë” – E mbijetuara e dhunës seksuale rrëfen tmerrin gjatë luftës

Të fundit nga

ShkoLartë