liverpooli e gjobit ekitiken 68d545f3befa3

Liverpooli e gjobit Ekitiken

September 25, 2025
1 minut lexim

Hugo Ekitike do të përballet me masa disiplinore nga Liverpooli pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e raundit të tretë të Kupës Carabao kundër Southamptonit.

Francezi ka bërë një nisje të shkëlqyer në karrierën e tij në Liverpool, duke shënuar katër gola në vetëm disa paraqitje

Megjithatë, ai bëri një gjest të pamenduar kundër Southampton, duke marrë një karton të dytë të verdhë, rrjedhimisht të kuqin pasi hoqi fanellën pas golit.

Ky gjest pritet t’i kushtoj shtrenjtë sulmuesit francez, pasi klubi nga Anfield thuhet se i ka sjellë atij një gjobë.

Sipas mediumit Daily Mail, gjoba që Liverpooli i ka dhënë Ekitikes është ekuivalente me dy javë pagë, që i bie mbi 500 mijë euro bruto apo rreth 255 mijë euro neto.

Paraqitjet e hershme të Ekitikes treguan potencialin e tij, por incidenti ka shërbyer si një kujtesë për disiplinën dhe profesionalizmin që pritet në Liverpool.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbledhja e qeverise emerohen tre zonja zevendes ministre te kabinetit rama 4 68d545945ee04
Lajmi i mëparshëm

Mbledhja e qeverisë, emërohen tre zonja zëvendës ministre të kabinetit “Rama 4”!

fushata zgjedhore mbi 20 mije euro gjoba per kandidate e parti politike 68d5460050059
Lajmi i radhës

​Fushata zgjedhore: Mbi 20 mijë euro gjoba për kandidatë e parti politike

Të fundit nga

ShkoLartë