liverpool pret 45 milione euro nga largimi i 22 vjecarit 689f70e217ab2

Liverpool pret 45 milionë euro nga largimi i 22-vjeçarit

August 15, 2025
1 minut lexim

Pasi dështoi në finalen e Community Shield kundër Crystal Palace, Liverpool tregoi se nuk është ende gati për sezonin e ri, të cilin e fillon sonte, duke pritur në shtëpi Bournemouth.

Kampioni në fuqi i Anglisë po synon të bëjë të paktën edhe dy transferime deri më 1 shtator kur mbyllet merkato, ku synimi kryesor është transferimi i Alexander Isak dhe po punohet edhe për Marc Guehi.

Përveç merkatos hyrëse, klubi i kuq po punon për të finalizuar një shitje jo pak të bujshme. Harvey Elliott, ylli i Anglisë në Euro U21 që u mbajt këtë verë, duket se nuk ka më vend te Liverpool dhe po kërkon një ekip të ri.

Mediat angleze raportojnë se Crystal Palace ka bërë një ofertë rreth 45 milionë euro për yllin 22-vjeçar. Një shifër vërtet e mirë dhe brenda pritshmërive të klubit të kuq.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

konflikt me thika ne korce 40 vjecari ne gjendje kritike 689f706a26b9a
Lajmi i mëparshëm

Konflikt me thika në Korçë, 40-vjeçari në gjendje kritike

fsk ja pranon autoblinda te reja nga shba kurti ushtria jone zhvillohet krah per krah me ate amerikane 689f70e58a9c7
Lajmi i radhës

FSK-ja pranon autoblinda të reja nga SHBA, Kurti: Ushtria jonë zhvillohet krah për krah me atë amerikane

Të fundit nga

ShkoLartë