live presidentja osmani mban konference per media 69aa82811a279

LIVE: Presidentja Osmani mban konferencë për media

March 6, 2026
1 minut lexim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do të mbajë sot një konferencë për media në Presidencë, duke filluar nga ora 08:00.

Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

“Në ora 8:00, Presidentja Osmani mban konferencë për media në Presidencë”, ka njoftuar Kupina.

Nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth kësaj konference që do ta mbajë presidentja.

Kujtojmë se mbrëmë, në orët e vona, është mbyllur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur për zgjedhjen e presidentit të vendit, pasi nuk pati kuorum të mjaftueshëm për zhvillimin e procesit të votimit.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, sqaroi se në raundin e parë dhe të dytë të votimit duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë, në mënyrë që votimi të konsiderohet i vlefshëm. Për shkak të mungesës së këtij numri deputetësh në sallë, seanca u ndërpre pa u zhvilluar votimi për zgjedhjen e presidentit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kembimi valutor 6 mars me sa blihen e shiten dollari dhe euro cfare ndodh me monedhat e tjera 69aa82062da16
Lajmi i mëparshëm

Këmbimi valutor 6 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

vlen edhe nje pishine moderne per cairin investim prej nje milion eurove 69aaa9a28d1f3
Lajmi i radhës

VLEN: Edhe një pishinë moderne për Çairin, investim prej një milion eurove

Të fundit nga

ShkoLartë