lista befasuese vip at qe nuk lejohen te blejne me ferrari e bugatti 68bc728e84e43

Lista befasuese/ VIP-at që nuk lejohen të blejnë më Ferrari e Bugatti

September 6, 2025
1 minut lexim

Markat e supermakinave nuk shiten thjesht me para, ato ruajnë me fanatizëm imazhin e tyre ekskluziv dhe shpesh ‘ndëshkojnë’ edhe yje botërorë që nuk respektojnë rregullat e pashkruara.

‘Blacklist’ e Bugattit

Tom Cruise – Që prej premierës së Mission: Impossible III në vitin 2006, Tom Cruise është i padëshiruar nga Bugatti. Aktori i famshëm u shfaq me një Bugatti Veyron të ri, por nuk arriti të hapte derën e pasagjerit përpara kamerave në tapetin e kuq – një moment që u bë viral dhe dëmtoi imazhin e markës. Që nga ajo ditë, Cruise nuk mund të blejë më modele të reja Bugatti.

‘Blacklist’ e Ferrarit

Ferrari është marka më e rreptë kur bëhet fjalë për pronarët e saj. Modele si LaFerrari, Monza apo Daytona SP3 shiten vetëm për klientë të përzgjedhur dhe çdo shkelje ndëshkohet menjëherë.

Justin Bieber – i përjashtuar pasi pikturoi Ferrari 458 me ngjyrë blu elektrik dhe e nxori në ankand.

Floyd Mayweather – i penalizuar për blerje dhe shitje të shpeshta, pasi Ferrari nuk e pëlqen tregtinë e shpejtë të makinave të saj.

Tyga – reperi u përjashtua për shkak të vonesave në pagesa dhe modifikimeve jo të miratuara.

50 Cent – sipas thashethemeve, Ferrari nuk i shet më për shkak të modifikimeve të makinave dhe përdorimit të tyre në mënyrë që dëmton imazhin e luksit.

Rregullat e pashkruara të Ferrari

Nuk lejohet modifikimi i makinës në forma të çuditshme.

Nuk duhet ta shesësh shumë shpejt pas blerjes.

Nuk duhet ta përdorësh për ‘publicity stunt’ që dëmton imazhin e markës.

Ferrari dhe Bugatti e bëjnë të qartë: paraja nuk mjafton për të qenë pjesë e elitës së tyre automobilistike, respekti për imazhin është mbi gjithçka.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perdhunimi i turistes italiane pamjet e kamerave te sigurise tregojne momentet kur autori bisedon me 18 vjecaren ne shetitoren e plazhit me pas largohen drejt bregut 68bc726467355
Lajmi i mëparshëm

Përdhunimi i turistes italiane/ Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet kur autori bisedon me 18-vjeçaren në shëtitoren e Plazhit, më pas largohen drejt bregut

be kerkon ti jape fund varesise nga energjia ruse deri ne vitin 2027 68bc72d389a38
Lajmi i radhës

BE kërkon t’i japë fund varësisë nga energjia ruse deri në vitin 2027

Të fundit nga

ShkoLartë