lirimi i hapesirave publike aksioni vijon ne te gjithe shqiperine ne tirane jane liruar 41 000 m2 siperfaqe 68a722263d1a8

Lirimi i hapësirave publike/ Aksioni vijon në të gjithë Shqipërinë, në Tiranë janë liruar 41.000 m2 sipërfaqe

August 21, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama çdo ditë poston në rrjetet sociale komente e video nga lirimi hapësirave publike në të gjithë vendin.

Dallëndyshe Bici kreu IKMT-së i tha Top Channel se është ndërhyrë në  heqjen 1018 strukturave që cënojnë sigurinë rrugore në akset rrugore kombëtare.

Po ashtu ka patur ndërhyrje në  zonën bregdetare te Bashkisë Himarë, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Sarandë ku në total janë 64 objekte të shembura.

Sikurse IKMT u përfshi në prishjen 115 ndërtimeve pa laje në zonën e mbrojtur të Thethit.

Kështu dukej 24 orë më parë ky lokal në pjesën fundore të Rrugës së Kavajës në Tiranë. Ndërsa paraditen e kësaj të Mërkure pjesa e përparme një hapësirë tërësisht e zënë i rikthehet qytetarëve.

Sipas Rigers Sheqeri kreut të IMT në Bashkinë Tiranë deri më tani në kryeqytet janë në total 1183 hapësira publike të liruara nga të cilat 963 çmontime vullnetare dhe 220 ekzekutime vendimesh.

41.200 m2 katrorë sipërfaqe e liruar në Tiranë ndërkohë 1785 subjekte janë njoftuar se janë në shkelje të ligjit.

Prej ditësh banorëve të zonës pak përpara stacionit të fundit të Tiranës së re i është rikthyer e gjithë kjo hapësirë e cila ishte kthyer në një tokë të xanun nga bizneset e atjeshme.

Tashmë sfida është sistemi dhe gjelbërimi. Krahas popullimit masiv 25 vitet e fundit Komuna e Parisit u kthye në një xhungël pothuajse të pakalueshme nëpër trotuare. Një prej tyre tashmë i shembur mu përballë Parkut Olimpik.

Por sfida në këtë zonë vijon. Senatori socialist Erion Brace i zgjedhur deputet tashmë në këtë zonë çdo ditë publikon progresin me kthimin e hapësirave qytetarëve në të gjithë njësinë 5.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

padrejtesia ndaj ish krereve te uck se protesta e 7 gushtit vazhdon me 14 shtator ne hage 68a7218489da1
Lajmi i mëparshëm

​Padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së, protesta e 7 gushtit vazhdon më 14 shtator në Hagë

deklarata e perbashket be dhe shba arrijne marreveshje tregtare 68a7229791eb3
Lajmi i radhës

​Deklarata e përbashkët, BE dhe SHBA arrijnë marrëveshje tregtare

Të fundit nga

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990
ShkoLartë