lionel messi mund te fitoje per here te pare titullin e mls se perballe do te kete legjenden gjermane 692bf493a92b0

Lionel Messi mund të fitojë për herë të parë titullin e MLS-së, përballë do të ketë legjendën… gjermane

November 30, 2025
1 minut lexim

Inter Majemi i Lionel Mesit mposhti New York City FC me rezultatin 5-1 në finalen e Konferencës Lindore duke ngritur lart trofeun dhe kështu duke u kualifikuar në finalen e Kampionatit të Futbollit të Amerikës së Veriut (MLS).

Ekipi nga Florida do të synojë titullin më 6 dhjetor, duke pritur Vancouver Whitecaps të Tomas Mylerit, të cilët mposhtën San Diego FC 3-1 dhe fituan Kupën Perëndimore.

Argjentinasi Tadeo Alende shënoi një tregolësh (14′, 23′, 89′), i kompletuar nga golat e Mateo Silveti (67′), me asist nga Mesi dhe Telasko Segovia (83′) ndërsa Justin Hak (37′) shënoi golin e ngushëllimit për miqtë.

Kështu Mesi do të ketë mundësinë javën e ardhshme të fitojë kampionatin e Amerikës së Veriut për herë të parë, pas dhjetë titujve në Spanjë me Barcelonën dhe dy në Francë me Paris Saint-Germain

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protesta e fermereve greke bllokon segmentin kakavije janine nderpritet puna edhe ne piken kufitare 692bf4366caf2
Lajmi i mëparshëm

Protesta e fermerëve grekë bllokon segmentin Kakavijë–Janinë, ndërpritet puna edhe në pikën kufitare

kosova mund te humbe nje pjese te fondeve nga plani i rritjes ne qershor 692bf4a0cd2d6
Lajmi i radhës

Kosova mund të humbë një pjesë të fondeve nga Plani i Rritjes në qershor

Të fundit nga

ShkoLartë