limani edhe nese mandati im perfundon sot rendesi ka puna e bere 6a36d83379071

Limani: Edhe nëse mandati im përfundon sot, rëndësi ka puna e bërë

June 20, 2026
1 minut lexim
IMG 7996

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, deklaroi se nuk ka zhvilluar dhe nuk planifikon të zhvillojë bisedime me kryeministrin lidhur me rikonstruimin e Qeverisë, duke theksuar se çdo mandatar ka të drejtën të zgjedhë ekipin e tij, transmeton Zyrtare

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Limani tha se fokusi duhet të jetë te rezultatet dhe projektet e realizuara në interes të qytetarëve, e jo te pozitat individuale.

“Ne nuk jemi këtu për të qenë barrë, por për të lehtësuar proceset dhe për të ndërtuar projekte në dobi të qytetarëve, si çerdhe për fëmijë, shtëpi për të moshuar dhe objekte të tjera me rëndësi sociale”, u shpreh ai.

“Sa i përket ndryshimeve, edhe nëse mandati im përfundon sot, mendoj se më shumë duhet të fokusohemi në atë që kemi bërë për të mirën e këtij shteti dhe të qytetarëve, pa marrë parasysh çmimin që mund të paguajmë ne. Nuk jemi në këto pozita për të qenë barrë as për kryeministrin, as për mandatarin e as për dikë tjetër. Jemi këtu për të luajtur rolin e atyre që do ta kryejnë punën në të mirë të qytetarëve”,, tha Limani.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kasami nga dibra po shihet transformimi i qytetit dhe puna e perkushtuar e fisnik meles 6a36d6e0ec3c9
Lajmi i mëparshëm

Kasami nga Dibra: Po shihet transformimi i qytetit dhe puna e përkushtuar e Fisnik Melës

irani mbyll serish hormuzinshba dhe izraeli shkelen marreveshjen me sulmet ne liban 6a36ea2f9c6b5
Lajmi i radhës

Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban

Të fundit nga

Aksident në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur në bypass-in e Fierit, në rrugën Levan–Mbrostar, pranë vendit të quajtur “Spitali Memorial”. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti tip “Volkswagen “ ka humbur kontrollin e
ShkoLartë