Aktorja e njohur Lili Reinhart tërhoqi vëmendjen në premierën e filmit të ri romantik “The Love Hypothesis”, të mbajtur në New York.
Reinhart u shfaq në tapetin e kuq krah aktorit Tom Bateman, me të cilin ndan rolet kryesore në këtë produksion të ri, duke marrë vëmendjen e fotografëve dhe fansave të pranishëm në premierë.
“The Love Hypothesis” sjell në ekran një histori romantike të bazuar në romanin me të njëjtin titull dhe është një nga projektet e reja që rikthen Lili Reinhart në qendër të vëmendjes së publikut.

Reinhart, e njohur gjerësisht për rolin e saj si Betty Cooper në serialin hit “Riverdale”, ka vijuar të zgjerojë karrierën e saj edhe në projekte të tjera filmike, duke u shfaqur në role të ndryshme gjatë viteve të fundit.
Në premierën e New York-ut, aktorja u shfaq elegante dhe me një paraqitje që tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq, ndërsa bashkë me Tom Bateman prezantuan filmin e tyre të ri para publikut dhe mediave.

“The Love Hypothesis” do të jetë i disponueshëm për publikun në Prime Video më 23 shtator.
Burimi: botasot.info

