ligji per perfaqesim te drejte moment historik gjithcka po ndryshon ne administraten shteterore 686670475a26e

Ligji për përfaqësim të drejtë moment “historik”? Gjithçka po ndryshon në administratën shtetërore!

July 3, 2025
min lexim

Shkup, 3 qershor – Qeveria VLEN ka filluar mobilizimin e institucioneve në përgatitje për zbatimin e Ligjit të ri për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, pasi e miratuan ligjin në qeveri javën e kaluar. Zv/kryeministri Arben Fetai e takoi dje zv/drejtorit e Agjencisë së Administratës, Muhamed Krasniqi, për t’u njoftuar me kapacitetet e Agjencisë e cila duhet ta zbatojë ligjin në praktikë.

“Ne po vijojmë me përkushtim të plotë t’i përgatisim institucionet për realitetin e ri sa i përket përfaqësimit të shqiptarëve në administratë. Duke filluar me këtë takim dhe çdo ditë, çdo moment, në çdo institucion ne do të përcjellim mbarëvajtjen e procesit”, publikoi Fetai pas takimit.

Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili e zëvendëson mekanizmin e Balancuesit, shpesh i keqpërdorur e joefikas, synon ta korrigjojë padrejtësinë e dy dekadave ndaj përfaqësimit të shqiptarëve në institucione, përkundër garantimit të këtij parimi me Marrëveshjen e Ohrit.

Një institucion i lënë pas dore, tani në qendër të vëmendjes

Agjencia e Administratës e ka barrën juridike dhe administrative për ta zbatuar parimin e përfaqësimit të drejtë në praktikë, por, siç u tha në takimin e djeshëm, ky institucion është lënë në gjendje të palakmueshme dhe pa vëmendjen që meriton nga pushteti i BDI-së.

Zv/kryeministri Fetai tha se si Qeveri do ta ndihmojnë fuqizimin e këtij institucioni, krejt me qëllim që ligji mos të mbetet font i shtypur në letër, por të kthehet në realitet të ri shoqëror që i fuqizon shqiptarët.

Përveç me Agjencinë, bartësit e përgjegjësisë për palën shqiptare në këtë qeveri, do të duhej të siguronin që secili përfaqësues shqiptarë në institucione, sidomos ata që kanë marrë përgjegjësi drejtimi, ta bëjë detyrën e tyre për ta çuar para këtë proces. Sado i mirë të jetë ligji, asnjë e drejtë nuk fitohet pa betejë institucionale.

Fetai dhe Mexhiti në krye të detyrës

Menjëherë pas heqjes së Balancuesit nga Gjykata Kushtetuese koalicioni VLEN autorizoi dy zëvendëskryeministrat e saj, Arben Fetain dhe Izet Mexhitin, që të marrin përgjegjësinë politike për hartimin e një ligji të ri gjithëpërfshirës dhe të zbatueshëm.

“Kujtoj që ka për qëllim blerje kohe. Kjo është çështje e menaxhimit të presionit publik”, thonte Bujar Osmani i BDI-së kur Fetai fliste për zgjidhje ligjore.

Megjithatë, përkundër mosbesimit dhe nihilizmit opozitar, Ligji për Përfaqësim të Drejtë u bë.

Iluzioni që nuk u realizua kurrë…

23 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore akoma nuk reflekton realitetin etnik të Maqedonisë së Veriut sipas regjistrimit. Raporti i fundit i Avokatit të Popullit flet për përfaqësim të shqiptarëve prej 21,7% me rritje prej vetëm 0,4% nga viti paraprak.

Në shumë ministri madje shqiptarët nuk kalojnë 17-18%, duke dëshmuar qartë dështimin e plotë të Balancuesit si mekanizëm.

Për shpërfilljen e shqiptarëve flet edhe statistika e përfaqësimit në vende udhëheqëse të punës, ku përfaqësimi është edhe më i dobët, me vetëm 18% në nivel shteti.

Ky ligj, të cilin VLEN-i po e cilëson si “historik”, ka pikërisht këtë qëllim: që përfaqësimi i shqiptarëve të mos varet nga disponimi i ndonjë ministri apo drejtori maqedonas, por të garantojë zbatim dhe respektim me Fuqinë e Ligjit.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dronet ruse godasin qytetin ukrainas poltava humbin jeten dy persona dhe 11 tjere plagosen publikohen pamjet e shperthimeve 68666d003c35f
Lajmi i mëparshëm

Dronët rusë godasin qytetin ukrainas Poltava, humbin jetën dy persona dhe 11 tjerë plagosen – publikohen pamjet e shpërthimeve

temperaturat e larta msh rekomandon masa mbrojtese per punetoret 68667407c0db1
Lajmi i radhës

​Temperaturat e larta: MSH rekomandon masa mbrojtëse për punëtorët

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë